Harduer

MediaTek Helio P23 dhe P30 janë çipet e para me 4G LTE për dy karta SIM

Aug 29 2017
0 Shpërndarje
Helio P23 dhe P30 vinë me çdo komponentë të domosdoshëm për një telefon inteligjent: dy karta SIM dhe 4G LTE për secilën prej tyre. MediaTek Helio P23 dhe P30 janë çipet e para me 4G LTE për dy karta SIM

Nëse keni përdorur një telefon buxhetor në pesë vitet e fundit, me shumë gjasa ka patur një procesor MediaTek.

Kjo firmë ka shitur qindra miliona procesorë, modeme, radio wireless në të kaluarën ndërsa procesorët më të fundit janë: Helio P23 dhe Helio P30.

Helio P23 dhe P30 vinë me çdo komponentë të domosdoshëm për një telefon inteligjent: dy karta SIM dhe 4G LTE për secilën prej tyre.

P23 dhe P30 ka tetë bërthama ARM Cortex-A53 me frekuencë 2.3Ghz dhe grafika Mali G71 MP2. Ato vinë me teknologjinë CorePilot të kompanisë e cila monitoron temperaturat e procesorëve për të siguruar performancën më të lartë dhe më të qëndrueshme sipas MediaTek.

Në aspektin e fotografisë, P23 dhe P30 mbështetin kamerat duale 16 megapiksel. Një tjetër teknologji e implementuar është MediaTek Imagiq 2.0 e cila përmirëson cilësinë e imazheve dhe redukton efektet negative.

Sa i përket konektivitetit, MediaTek thotë se P23 është procesori i parë që mbështet dy karta SIM secili me konektivitet 4G LTE me shpejtësi deri në 300 Mbps në shkarkim dhe 150 Mbps në ngarkim.

Helio P23 dhe P30 dalin në shitje në tre mujorin e tretë të këtij viti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>