Harduer

MediaTek prezanton Helio P23 dhe Helio P30 më 29 Gusht

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
LTE Cat.7 dhe memorja LPDDR4X gjithashtu do të jenë pjesë e procesorit. MediaTek prezanton Helio P23 dhe Helio P30 më 29 Gusht

MediaTek dërgoi ftesa të një aktiviteti i cili do të mbahet në Kinë me 29 Gusht dhe ku do të prezantohen dy procesorë të rinj: Helio P23 dhe Helio P30.

Helio P23 do të ndërtohet mbi arkitekturën 16 nanometër dhe karaterizohet nga tetë bërthama. Sipas spekulimeve procesori do të mbështetë rezolucionin 2K dhe kamerat duale.

LTE Cat.7 dhe memorja LPDDR4X gjithashtu do të jenë pjesë e procesorit.

Modeli Helio P30 do të jetë edhe më i fuqishmi në seritë P. Ai do të bazohet mbi arkitekturën 12 nanometër dhe përmbajnë katër bërthama Cortex-A72 me frekuencë 1.5 Ghz dhe katër bërthama Cortex-A53 me frekuencë 1.5 Ghz.

LTE do të jetë e Kategorisë 10 me shpejtësi teorike deri në 600Mbps. Bazuar në spekulimet MediaTek ka parashikur 3 milion procesorë të shitur çdo muaj me këto modele. /PCWorld Albanian

Tags >

MediaTek
Lajmet e fundit>