Harduer

MediaTek synon dyfishimin e dërgesave të mikroçipeve me teknologjinë 4G për 2014-ën

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
MediaTek synon dyfishimin e dërgesave të mikroçipeve me teknologjinë 4G për 2014-ën

MediaTek-doubles-its-target-for-4G-chips-to-be-shipped-this-yearMë rritjen e popullaritetit të smartfonëve 4G me kosto të ulët në tregjet në zhvillim, furnizuesi i mikroçipeve për shumë prodhues smartfonësh ka dyfishuar qëllimet e tij për dërgesa në vitin 2014.Presidenti i MediaTek, Hsieh Ching Chiang, ka njoftuar se kompania pritet të bëjë dërgesa prej 30 milionë njësish me teknologjinë 4G këtë vit. Në parashikimet e mëparshme kompania kishte pritshmëri prej 15 milionë njësish.

Për tre mujorin e dytë, MediaTek fitoi 418,79 milionë dollarë nga ky biznes. Kjo është një rritje me 23.8 % krahasuar me tre mujorin e parë të vitit, dhe një rritje prej 86.9 % krahasuar me një vit më parë. Për gjysmën e parë të vitit fitimet e kompanisë kapin shifrën 753 milionë dollarë. Rritja pritet të vazhdojë edhe në tre mujorin e tretë ku kompania shpreson që të ardhurat të rriten me 5 deri në 13 %. Shitjet e mikroçipeve do të kenë rritje përgjatë muajve korrik – shator sipas Hsieh. Ekzekutivi gjithashtu tha se do të fillojë edhe prodhimi në masë i mikroçipeve MT-6752 dhe MT-6732 të cilët janë 4G gjatë muajit tetor. Ndërsa në muajin dhjetor kompania do të fillojë të ofrojë mikroçipin 64Bit tetë bërthamësh MT-6795. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G
Lajmet e fundit>