Lajmet

Medium ofron version audio të përmbajtjeve për përdoruesit me pagesë

May 19 2017
0 Shpërndarje
Më shumë se 50 histori janë të disponueshme në version audio dhe më shumë do ti bashkohen kësaj liste në të ardhmen. Medium ofron version audio të përmbajtjeve për përdoruesit me pagesë

Medium vjen me një ofertë të re për ata që cilët kanë dyshime mbi shërbimin me pagesë të platformës së blogimit.

Kompania tha se anëtarëve me pagesë do tu ofrohet një version audio të çdo shkrimi ekskluziv mbështetur nga audienca së bashku me disa përzgjedhje titujt të tjerë nga ekipi editorial.

Më shumë se 50 histori janë të disponueshme në version audio dhe më shumë do ti bashkohen kësaj liste në të ardhmen.

Pasi tregoi problemet me të cilat po përballet biznesi i kompanisë, Medium vendosi të lançonte një shërbim premium me pagesë gjatë muajit Mars.

Kompania kërkonte 5 dollar në muaj duke u premtuar ekpseriencë më të mirë leximi dhe përmbajtje më cilësore.

Disa prej shkrimeve do të lexohen nga aktori profesionist Samuel Jackson ndërsa të tjera do të lexohen nga vetë autorët. Ky shërbim do të jetë i disponueshëm në ueb por edhe aplikacionet mobile.

Ka patur shumë skeptikë lidhur me planin e ri të biznesi të Medium por është ende herët për të treguar nëse është një sukses apo jo. Megjithatë ofrimi i përmbajtjeve ekskluzive nuk është mjaftueshëm. /PCWorld Albanian

Tags >

Medium
Lajmet e fundit>