Biznes

Medium do të paguajë autorët sipas duartrokitjeve – ekuivalenti i pëlqimeve

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Tashmë pagesa e një lexuesi do të shkojë tek artikulli më i duartrokitur prej tij. Është një mënyrë shumë arbitrare për të implementuar sistem pagesash. Medium do të paguajë autorët sipas duartrokitjeve – ekuivalenti i pëlqimeve

Së shpejti autorët e platformës Medium do të mund të publikojnë artikuj me pagesë. Si do të paguhen? Medium ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë: duartrokitjet të cilat janë ekuivalenti i pëlqimeve.

Pak javë më parë Medium zëvendësoi butonin e rekomandimit me një tjetër buton në formë zemre në fund të çdo artikullit që Medium e quan “duartrokitje.” Me këtë sajti synonte tu dërgojë autorëve pëlqimet – duartrokitjet – e lexuesve.

Tani e tutje këto duartrokitje do të kenë me të vërtetë vlerë. Medium paguan autorët bazuar në tarifën e lexuesit të cilën e shpërndan sipas pëlqimeve të dërguara tek artikujt.

Tashmë pagesa e një lexuesi do të shkojë tek artikulli më i duartrokitur prej tij. Është një mënyrë shumë arbitrare për të implementuar sistem pagesash.

Vështruar pozitivisht, kjo do të ndihmojë Medium të nxjerrë në pah artikujt më të pëlqyer. Eventualisht kompania kërkon të mbulojë kostot e saja operacionale. /PCWorld Albanian

Tags >

Medium
Lajmet e fundit>