Lajmet

MedRef, aplikacioni i Google Glass që identifikon fytyrat

May 14 2013
0 Shpërndarje
MedRef, aplikacioni i Google Glass që identifikon fytyrat

Për ata që shpresonin se do të donin të ishin më të mirë në mbajtjen mend të emrave dhe fytyrave, një aplikacion i ri vjen në Google Glass që i jep informacione se si i njihni personat.

Edhe pse si koncept duket shumë interesant, aplikacioni i quajtur MedRef për Glass është dizajnuar për punonjësit e spitaleve. Duke përdor teknologji të njohjes së fytyrës, stafi duke përdor Google Glass mund të nxjerrë dokumentet e pacientëve me foto, zë dhe shënime teksti.

Për shembull, një doktor mund të regjistrojë të dhënat e pacientëve të dalin nga njëra anë e trupit bashkë me alergjitë e tij. Edhe për shkak se të dhënat mund të ndahen me Google Glass, infermiere të tjera dhe mjekë mund të kenë akses direkt në këtë informacion.

Aplikacioni u krijua nga një grup programuesish në eventin e zbulimeve mjekësore. Ja se si punon: MedRec shton dhe ndan kontakte nëpërmjet Google Glass.

Duke thënë emrin e një pacienti apo duke marrë foto të fytyrës së tij, pajisja të nxjerr informacionin e duhur. “Spitalet janë plot me njerëz të zënë, me duar të zëna dhe që punojnë me shumë informacione”, tha Lance Nanek, një programues kompjuteri që punoi për aplikacionin. Ky aplikacion do të sjellë lehtësi për ta. (PCWorld Albanian)

google glass

Lajmet e fundit>