Softuer

MeeGo për celularë, bën paraqitjen e parë

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
MeeGo për celularë, bën paraqitjen e parë

Ajo qfarë është më interesante për këtë fazë të hershme të ndërfaqes së përdoruesit, duket të jetë mënyra sesi Nokia dhe Intel kanë arritur të paraqesin, një MeeGo të dizajnuar për netbook dhe tablet, që tani duket se i ngjason më shumë Android-it dhe webOS-it në disa pjesë.

Natyrisht duhet pasur parasysh se MeeGo është sistem operativ me kod të hapur dhe gjithsesi se Nokia ka disa përpunime tjera më të veçanta të ndërfaqes që do t’i shpalos më vonë, por tani për tani ajo që vërehet është ndërfaqja e ndërrimit të detyrave që mjaft shumë i ngjason asaj të Android.

Në një aspekt më të thellë, ky version i MeeGo përfshin bazën për API-të e MeeGo, duke përfshirë Qt-në dhe konturat e prekjes MeeGo, shfletuesin e bazuar në Firefox, një shikues të imazheve dhe disa elemente bazë të ndërfaqes siç është shiriti startues, lansuesi i aplikacioneve dhe tastiera virtuale.

Ka imazhe të përpunuara të pajisjeve Aava që punojnë në Atom, por sa i përket pronarëve të N900 ata do të duhej të presin edhe pak kohë derisa dikush ta ofrojë për shfrytëzim një image të këtij versioni pre-alpha për shkarkim dhe testim.

Keni parasysh se në versione të tilla, lista me vrima është e gjatë dhe më së miri është që të prisni për një version tjetër, para se të bëni ndonjë testim me celularin tuaj.

Lajmet e fundit>