Biznes

Meg Whitman, CEO e radhës pranë HP

Sep 23 2011
0 Shpërndarje
Meg Whitman, CEO e radhës pranë HP

Lëvizja që është vënë në funksion menjëherë është konfirmuar edhe nga ana e HP të cilët kanë shtuar se janë në një moment kritik duke kërkuar energji të re udhëheqëse për të implementuar dhe shtyrë para mundësitë e tregut. 

Ray Lane, që tani është drejtor ekzekutiv i bordit të HP ka thënë se bordi beson që CEO i ri i HP kërkon atribute tjera në detyrën e fituar dhe gjithashtu janë bërë me dije se strategjitë e planifikuara më parë nuk do të ndryshohen.

Kjo nënkupton se shitja e mundshme e divizionit të prodhimit të kompjuterëve dhe blerja e mundshme e prodhuesit të softuerit Autonomy Corp Pic, do të vazhdojnë të jenë pjesë e strategjisë së mëtutjeshme të HP.  Aksionet e HP sërish kanë pësuar rënie edhe pse ka pasur një rritje të lehtë ndoshta nga entuziazmi i investitorëve si rrjedhojë e ndryshimit në udhëheqje të kompanisë.

Disa veçse kanë filluar të thonë se Meg Whitman nuk është e duhura për këtë detyrë. Ajo nuk është person hardueri dhe HP sipas analistëve duhet të ndjek një CEO që e dashuron këtë komponentë ët biznesit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>