Lajmet

Mega e Kim Dotcomit zgjerohet në email, chat, video dhe telefoni të sigurtë

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Mega e Kim Dotcomit zgjerohet në email, chat, video dhe telefoni të sigurtë

Avokati për privatësi online, Kim Dotcom, ka planifikuar që të zgjerojë Mega-n, faqen e vet të re, ku përfshin shërbime të sigurta email, chat, video dhe telefoni.

Dotcom i bëri këto lajmërime gjatë ditës së shtunë nëpërmes rrjetit Twitter, duke thënë që përditësimet do të arrijnë “në vitet e ardhshme”.

Kjo cicërimë, së bashku me disa të tjera, pozicionon shërbimin Mega si një fortesë për privatësinë dhe lirinë në internet. Dotcom dha paralajmërime kundër përdorimit të disa serverave dhe ofruesve të shërbimeve për email me bazë në Shtetet e Bashkuara – duke përmendur specifikisht Gmail, iCloud dhe Skype – sepse qeveria amerikane mund të kërkojë qasje në të dhënat e përdoruesve, tha ai.

Sipërmarrësi i teknologjisë sygjeroi se Zelanda e Re, ku ai tani jeton, ështe një vend ku privatësia është plotësisht e mbrojtur, e po ashtu edhe si “strehë e sigurtë” për ndërmarrjet të cilat punojnë me ofrues jo të sigurt të internetit nga Shtetet e Bashkuara.

Më besoni: Privatësia është gjëja e ardhshme e madhe në internet. Dhe Mega është tërësisht për privatësi. Ne jemi “Ndërmarrja e Privatësisë”, tha në një cicërimë në Twitter.

Mega u lançua me sukses gjatë muajit të kaluar, dhe Dotcom pretendon se ka tërhequr me mijëra rregjistrime përdoruesish në minutë. (PC World Albanian)

mega

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>