Lajmet

Meltdown dhe Spectre, çdo kompjuter, telefon dhe tablet në rrezik

Jan 4 2018
0 Shpërndarje
Meltdown dhe Spectre, çdo kompjuter, telefon dhe tablet në rrezik

Ditën e djeshme u publikua një problem kritik sigurie i cili u tha se prekte vetëm procesorët Intel ndërsa po të Mërkurën Projekti Zero pranë Google hodhi dritë mbi dy dobësi të reja sigurie.

Ato prekin thuajse çdo procesor që nga Intel, AMD deri tek procesorët mobil të ARM.

Të quajtur “Meltdown” dhe “Spectre” ata u zbuluan nga ekipi i Projektit Zero në bashkëpunim dhe akademikë dhe hulumtues nga disa vende të botës.

Thuajse çdo kompjuter modern, çdo tablet dhe çdo telefon me çdo sistem operativ.

“Meltdown” mbase është problemi më i frikshëm i sigurisë zbuluar ndonjëherë sipas Daniel Gruss, një prej hulumtuesve të Universitetit të Teknologjisë në Graz.

Ky problem sigurie prek çdo procesor Intel prodhuar që nga 1995 duke përjashtuar modelet Itanium dhe Atom përpara 2013-ës.

Hakerët mund të anashkalojnë barrierën mes aplikacioneve dhe harduerit dhe të ndërhyjnë në memorien kyçe të kompjuterit.

Për adresimit e këtij problemi kërkohet ndryshimi i mënyrën sesi sistemit operativ sillet me këtë memorie.

Riparimi i tij mund të çojë në reduktimin e performancës me deri në 30%.

Ndërkaq “Spectre” prek thuajse çdo procesor modern Intel, AMD dhe ARM. Ky problem sigurie është më i vështirë për tu përdorur nga hakerat.

Sipas Intel dhe ARM nuk kemi të bëjmë me një problem në dizajn. Google tha se kishte lajmëruar kompaninë për “Spectre” që nga 1 Qershori i 2017-ës dhe rreth Meltdown në 28 Korrik.

Intel dhe Google do të publikojnë detajet e problemeve më 9 Janar. Microsoft dërgoi ditën e djeshme një përditësim për adresimin e “Meltdown,” ndërsa Apple gjithashtu po përgatit një zgjidhje.

Në Linux tashmë është adresuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>