Harduer

Memorja DDR5 po vjen me dyfishin e shpejtësisë dhe kapacitetit të DDR4

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
DDR5 do të pasojë memorjen aktuale DDR4 e cila është përdorur gjerësisht në kompjuterat personale dhe serverat. DDR5 do të jetë dy herë më e shpejtë sesa DDR4 si edhe më efikas në konsumin e energjisë. Memorja DDR5 po vjen me dyfishin e shpejtësisë dhe kapacitetit të DDR4 Photo Source: HPE

Zhvillimi i memorjes të re DDR5 ka filluar dhe do të finalizohet vitin e ardhshëm u shpreh organizata e këtij standarti JEDEC ditën e Enjte.

DDR5 do të pasojë memorjen aktuale DDR4 e cila është përdorur gjerësisht në kompjuterat personale dhe serverat. DDR5 do të jetë dy herë më e shpejtë sesa DDR4 si edhe më efikas në konsumin e energjisë.

Do të ketë dyfshin e densistetit të DDR4 dhe dyfishin kapacitet në gigabajt. Analistët nuk e kanë pritur që kjo memorje do të vijojë vë zhvillohet. Ata besonin se memorja RAM DDR do të shënonte fundin e saj me DDR4.

Duke qenë se kompjuterat nuk kanë ndryshuar shumë në vitet e fundit, zhvilluesit besojnë se mund të ketë ende uri për DDR5.

Një version me fuqi të ulët i DDR5 do të shkojë për pajisjet mobile. Konkretisht Samsung Galaxy S8-ta ka memorje LPDDR4. Gjithashtu prodhuesit e çipeve me bordeve kompjuterike duhet të ndërtojnë suportin për memorjen e re, një proces i cili merr të paktën një vit.

Vitet e fundit forma të reja të memorjes janë shfaqur. Konkretisht HBM2 dhe GDDR5X janë memorje të përdorura në procesorët grafik jashzakonisht të uritur. Ndërsa një formë e re memorje 3D e quajtur HMC aktualisht përdoret në procesorët Intel Xeon Phi. /PCWorld Albanian

Tags >

DDR5RAM
Lajmet e fundit>