Harduer

Memorja e re RAM G.Skill Trident Z do të ndriçojë kompjuterat

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Memorja e re RAM G.Skill Trident Z do të ndriçojë kompjuterat

tridentzG.SKILL prezantoi ditën e djeshme Seritë Trident Z RGB – një memorie DDR4 me një pamje shumë të bukur.

Kjo arritje e mrekullueshme e inxhinierisë nxjerr në shesh ndriçim përgjatë gjithë gjatësi të një shiriti të pambuluar në shpërndarësit e nxehtësisë të serive Trident Z. Si fillim, Trident Z RGB do të paraqesë një ylber ngjyrash në një stil vale që ndriçon sistemin me një mori ngjyrash. Për më tepër efektet e ndriçimit mund të modifikohen me anë të softuerit Corsair CUE, i planifikuar të debutojë në shkurt të 2017.

Një kultivim prej më shumë se 25 viteve eksperiencë në prodhimin e DRAM, G.SKILL kërkoi që të kombinonte ndriçim të plotë me ndikim minimal në përformancën e DDR4. I dizajnuar me një PCB me dhjetë shtresa dhe çipe IC të zgjedhur me dorë për të përmirësuar përformancën e mbingarkimit.

Trident Z janë të aftë që të arrijnë shpejtësi DDR4-4266MHz. Seritë Trident Z RGB janë të testuara shumë mirë nga metodat e duhura të testimit të G.SKILL për të siguruar përshtatshmërinë dhe qëndrueshmërinë të cilësisë më të lartë të mundshme. Dhe si të gjithë memoriet e tjera G.SKILL, Trident Z RGB mbulohet nga një garanci e limituar për të gjithë jetën, gjithashtu edhe mbështetje e plotë për XMP 2.0 për mbingarkim të lehtë dhe instalim i lehtë BIOS.

Seritë Trident Z RGB DDR4 janë të planifikuara të debutojnë botërisht me anë të partnerëve të autorizuar të G.SKILL në mes të Janarit 2017. (PCWorld Albanian)

Tags >

G.Skill
Lajmet e fundit>