Analiza

Menaxherët më të mirë të fjalëkalimeve për Android

Apr 5 2018
0 Shpërndarje
Në një botë që kërkon fjalëkalime për çdo aktivitet online që ju keni,shumica e ekspertëve bien dakord se mënyra më e mirë për të qenë të sigurt është nëpërmjet përdorimit të fjalëkalimeve të gjata dhe të rastësishme. Menaxherët më të mirë të fjalëkalimeve për Android

Mbrojtja e llogarive tuaja online tani është më e rëndësishme se kurrë – dhe përdorimi i një menaxheri fjalëkalimesh është një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për ta bërë këtë. Pse? Ripërdorimi i fjalëkalimeve ju vë në një rrezik të shtuar për hakim.

Nëse dikush zbulon fjalëkalimin tuaj në vetëm një faqe interneti mund të përdorë të njëjtin fjalëkalim për të goditur llogaritë tuaja. Në një botë që kërkon fjalëkalime për çdo aktivitet online që ju keni,shumica e ekspertëve bien dakord se mënyra më e mirë për të qenë të sigurt është nëpërmjet përdorimit të fjalëkalimeve të gjata dhe të rastësishme.

Memorizimi i fjalëkalimeve të tilla është mjaft i vështirë, por kjo është pjesa ku menaxheri i fjalëkalimeve futet në lojë: Bën të mundur gjenerimin dhe mbajtjen e gjurmëve të të gjitha informacioneve pa pasur nevojë për një tru të kalibrit Rainman.

Me një menaxher fjalëkalimi, ju duhet të mbani mend vetëm një fjalëkalim kryesor, dhe menaxheri krijon dhe kujton pjesën tjetër. 

Menaxheri më i mirë i fjalëkalimeve Android për shumicën e njerëzve.

LastPass

Aplikacioni është intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur, dhe funksionon në mënyrë të vazhdueshme edhe në të gjithë përvojën Android. LastPass ofron thjeshtësi për të ruajtur informacionin e identifikimit për aplikacionet dhe faqet e internetit dhe pastaj automatikisht të plotësoni kredencialet tuaja sa herë që ju kërkohet.

LastPass përdor në mënyrë inteligjente funksionin e automatizimit të nivelit Oreo të Google në kombinim me sistemin e aksesit të Android për të siguruar përgjigje të shpejta dhe të besueshme.

  • Aplikacioni ka një gjenerator të ndërlikuar të fjalëkalimeve dhe një veçori të analizës së sigurisë që do të shikojë të gjitha fjalëkalimet tuaja dhe do të sugjerojë zona ku mund të përmirësoni sigurinë tuaj
  • Ai mund të ruajë shënime të sigurta dhe profile të mbushura me forma – megjithëse kjo e fundit për të punuar në celular, ju duhet të përdorni ose shfletuesin e brendshëm të LastPass-it
  • Duke folur për shfletuesit, LastPass ka integrim të shkëlqyeshëm me të gjitha shërbimet kryesore të desktopit – si dhe opsionet e aplikacioneve bazë për Windows dhe Mac
  • Ju mund të përfitoni pa pagesë këto veçori kryesore të shërbimit.                                                                                                                 

Menaxheri më i mirë me fjalëkalim Android me mundësi të shumta të ruajtjes.

1Password

Nëse doni më shumë  kontroll referuar se ku ruhen të dhënat tuaja, 1Password është zgjedhja e duhur.·

  • Shërbimi ju lejon të ruani informacionin tuaj në serverat e tij  për sinkronizim të thjeshtë, ashtu si LastPass, por gjithashtu ofron mundësi për përdorimin e Dropbox, iCloud ose madje një lidhje të drejtpërdrejtë Wi-Fi për sinkronizimin mes pajisjeve. Këto opsione shtesë vijnë me një kosto
  • Pavarësisht dollarëve shtesë, duke përdorur 1Password në Android thjesht nuk është e këndshme – veçanërisht në krahasim me standardin që LastPass përcakton.Kjo vlen për konfigurimin fillestar, në të cilin aplikacioni nuk arrin të ju bëjë të mundur autorizimet e ndryshme të nivelit të sistemit të automatizimit që i bëjnë gjërat të punojnë
  • Ai gjithashtu aplikohet në metodën e sigurimit të shërbimit, i cili heq dorë nga autentifikimi standard me dy faktorë dhe në vend të kësaj ju kërkon të hapni  një skedar PDF “emergency kit” që përmban një adresë specifike të identifikimit dhe “secret key” 40-karakterësh që  u kërkohen sa herë që vendosni aplikacionin në një pajisje të re

Çfarë ndodh me të gjithë menaxherët e tjerë të fjalëkalimeve të Android?

Ju mund të keni vënë re se disa menaxherë të  fjalëkalimeve të konsideruara  popullore nuk e kanë  realizuar qëllimin. Në secilin rast, ka një arsye. 

Dashlane, për shembull, punon vërtet mirë brenda aplikacioneve në Android.

  • Për faqet e internetit të afishuara në shfletues – që në mënyrë tipike përfaqësojnë një sasi mjaft të madhe të regjistrimeve  të një përdoruesi tipik – është i paqëndrueshëm dhe i papërdorshëm.
  • Duke pasur parasysh se aplikacioni ka një vlerësim më të lartë se çdo produkt i përmendur më lart, kjo thjesht nuk duket e pranueshme.

Enpass, ndërkohë, është relativisht i pazakontë në atë që ofron -një konfigurim të plotë me shumë pajisje me një sërë mundësish për ruajtjen e palëve të treta dhe pa nevojën për një abonim të vazhdueshëm.

  • Në vend të kësaj, ju paguani vetëm një tarifë prej 10 $ për një licencë ndër-platformë gjatë gjithë jetës.  Problemi është se:·
  • Eksperienca me Enpass në vend që t‘ju  lejojë të zgjidhni kredencialet përkrah fushës së identifikimit të një aplikacioni, gjithmonë ju detyron që të riktheheni në ndërfaqen e plotë të aplikacionit për të zgjedhur dhe konfirmuar emrin e përdoruesit që dëshironi të përdorni. ·
  • Me faqet e internetit, Enpass nuk ju jep ndonjë nxitje aktive; Përkundrazi, varet nga ju që të hapni panelin e njoftimeve të telefonit tuaj dhe pastaj aktivizoni  manualisht një njoftim të vazhdueshëm sa herë që dëshironi të plotësoni diçka. 

KeePass është një menaxher falas i fjalëkalimeve  me burim të hapur që mbështetet në softuerin lokal dhe  në qoftë se ju zgjidhni  metodën tuaj të sinkronizimit të të dhënave të pajisjeve.·

  • KeePass mund të jetë i shkëlqyer për ata që janë të prirur teknikisht, të cilët nuk e  kanë problem  të merren me një projekt, por është mjaft i komplikuar dhe rrjedhimisht nuk është diçka që është e lehtë t’ia rekomandosh shumicës – ose kujtdo që punon në një mjedis  korporate.
  • Ajo gjithashtu nuk ka asnjë lloj aplikacioni zyrtar të Android. Përtej kësaj, ekziston një listë e gjatë e aplikacioneve që nuk arrijnë të përputhen me titujt e lartpërmendur në fusha si disponueshmëria e funksioneve, përvoja e përdoruesit, mbështetja ndër-platformë dhe besueshmëria. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>