Harduer

Menaxheri i Google postoi fotografi të syzeve Glass, por në shpejtësi i largoi ato

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Menaxheri i Google postoi fotografi të syzeve Glass, por në shpejtësi i largoi ato

google glasGoogle ka premtuar të sjell mbështetje për lentet me recetë për syzet Google Glass, por nuk ka dhënë më tepër sinjale se si do të duken ose kur do të lëshohen.

Por më herët këtë javë, menaxheri i komunitetit të Google, Brian Matiash, u raportua që postoi dy fotografi që dukeshin të ishin Google Glass me lente me receta të brenda-ndërtuara.

Fotografitë ishin kapur nga Phandroid dhe derisa ato atëherë janë tërhequr nga faqja në Google+ e Matiash, të dhënat e mundësuara me GPS për fotografi sugjerojnë që ato ishin kapur në kompleksin e Google.

Pajisja duket mjaft familjare: nuk duket të jetë më tepër se një palë standarde e syzeve me krahun e veçantë të Google Glass dhe lentet e vendosura në njërën anë.

Derisa kjo e bën që të duket sikur është bërë hakimi i syzeve, ndërtimi i tyre është mjaft i ngjashëm me versionin standard të syzeve, që po ashtu përfshin një kornizë pothuajse tërësisht të mbushur me lente, megjithëse kjo tregon shumë më pak dukshmëri.

Fotografitë po ashtu në afërsi paraqesin një fotografi dhe një prototip të recetës së syzeve të cilat Google i shfaqi në muajin maj, duke sugjeruar që deri tani fare pak ndryshime mund të kenë ndodhur në pamje.

Se kur do të lëshohen ato ende nuk dihet, por hardueri më i fundit i Google thuhet t’i mbështes ato, kështu që më në fund mund të jenë në ardhje e sipër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>