Lajmet

Menaxheri i kodeve KeePass mund të përdoret edhe në Windows edhe në Android

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Menaxheri i kodeve KeePass mund të përdoret edhe në Windows edhe në Android

0306-principle-100246344-largeE këshillueshme është që çdokush në internet të përdorë një menaxher kodesh dhe një ndër më të mirët prej tyre është KeePass Password Safe. Ashtu si programe të tjerë të tilla, KeePass ruan kodet në një bazë të dhënash të enkriptuar që është e lehtë për t’u aksesuar për sa kohë që përdoruesit mbajnë mend kodin kryesor (master Password).

E gjithashtu është falas, i lehtë për t’u përdorur dhe me burim të hapur si program. Por në botën e sotme kur përdoruesit nuk janë gjithmonë para kompjuterit dhe smartfonët po pushtojnë përdoruesit, kjo e bën të pashmangshme nevojën për këtë program edhe në një smartfon.

Ende nuk ka një aplikacion zyrtar KeePass për Android, por janë disa që janë të përputhshëm me të, e ndër ta më i rekomanduar është Keepass2Android. Ky aplikacion është gjerësisht i suportuar edhe në platforma të tjera ruajtjeje të dhënash si Dropbox, Google Drive, etj.

Me një nga këto shërbime në kompjuter, mund të shtoni një kod të ri nga kompjuteri dhe ai kod do të përditësohet menjëherë edhe në smartfonin tuaj, dhe e anasjellta. Kur përdorni Windows në kompjuter, gjithë ajo që duhet të bëni është të mbani dosjen e bazës së të dhënave në folderin tuaj të Dropbox. Ajo dosje ka një zgjatim .kdbx në fund.

Gjërat janë pakëz më të komplikuara në Android. Gjëja e parë që duhet të bëni kur lançoni aplikacionin është të klikoni në butonin “Open file” ku në listë aty do të gjeni edhe Dropbox ndër shërbime të tjera cloud.

Deri tani është mirë sepse kështu merrni të dhënat nga folderi i Dropbox në kompjuter. Procedura ndryshon pakëz kur doni të ruani një kod nga smartfoni sepse Keepass2Android nuk e merr automatikisht. Ajo që duhet të bëni pasi të hapni aplikacionin është regjistrim manual i kodit.

Selektoni emrin e përdoruesit (user name) ose adresën. Sigurohuni që e keni selektuar të gjithën para se ta kopjoni. Në aplikacion klikoni “Paste” dhe më pas duhet të shkruani manualisht kodin. Mund të klikoni ikonën e syrit lart djathtas për ta bërë kodin të dukshëm. Kaq ishte dhe më pas ruhet kurdoherë për shkak të përditësimit që bëhet me anë të Dropbox. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>