Biznes

Menaxhimi i Exchange nga të tjerë eliminon dhimbjet e kokës

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
Menaxhimi i Exchange nga të tjerë eliminon dhimbjet e kokës
Microsoft Exchange mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e postës elektronike dhe shërbimeve të bashkëpunimit që përdorin punonjësit, por ama nuk është aplikacioni më i thjeshtë në instalim dhe përdorim, veçanërisht për firmat e vogla që nuk kanë një departament IT.
 
Megjithëse besoj se Exchange 2007 është pak më e lehtë për t’u instaluar se Exchange 2003, versioni i ri është vetëm në versionin 64-bit dhe ndoshta do ju duhet harduer i ri për të.
 
Për fat të mirë nuk ju duhet ta instaloni patjetër në serverin tuaj për të pasur të mirat e tij. Mund të shmangni punësimin e koklavitur të një profesionisti IT dhe ngatërresat për blerjen dhe instalimin e softuerit, shoqëruar me problemet e sigurimit të harduerit 64-bit, bashkë me telashet e mirëmbajtjes, duke marrë me qira një server për Exchange nga një kompani hosting.
 
Opsionet
 
Megjithëse Exchange nuk është aq i thjeshtë sa POP e-mail, një numër në rritje kompanish po ja shton menusë së vet. Shërbimet bazë të Exchange lëkunden nga 10 deri 15$ në muaj, për çdo punonjës. Shërbime të tjera ekstra, si hapësira e magazinimit të mesazheve, do ta ngrenë akoma më lart faturën. Zgjedhja e një shërbimi ka dhe të tjera që duhen marrë parasysh. Për shembull, shërbimi antispam i Exchange është më i efektshëm se sa ai në Outlook, sepse përdoruesit nuk shkarkojnë gjëra kot. Dëshironi t’i ndihmoni punonjësit shtëpiakë të rrinë në kontakt? Kërko një kompani që ofron edhe e-mail në telefona të mençur. Ju duhet tipare bashkëpunimi? Zgjidhni një kompani që ofron dhe Sharepoint nga Microsoft.
 
Pak kompani arrijnë të barazojnë shërbimin e Intermedia (intermedia.net), që ofron hosting për Exchange që në vitin 2000 dhe ka një listë të tërë shërbimesh shtesë (disa me kosto shtesë), duke përmbledhur këtu antispam, mesazhe për mobile dhe Sharepoint.
 
Intermedia përdor Hostpilot për panel kontrolli. Më pëlqen mënyra se si Hostpilot të ndihmon të konfigurosh Exchange hap pas hapi. Ndihma online dhe videot demonstruese, bashkë me mbështetjen me e-mail dhe telefon është gjithnjë në dispozicion.
 
Për të konfiguruar 10 përdorues do ju duhen nja 2 orë, megjithëse kjo varet nga opsionet që do zgjidhni.
 
Një plan shërbimi nga Intermedia për 10 përdorues, me 40 GB hapësirë për postën, jepet për 125$ në muaj. Antivirus, antispam dhe sharepoint (50MB hapësirë) përmblidhen në pagesën mujore. Çdo përdorues merr dhe një shkarkim falas të Outlook 2007. Kuti të tjera postare me 1 GB hapësirë kushtojnë 12$ në muaj.
 
Megjithëse mua më pëlqen shërbimi hosting nga Intermedia, ka dhe shumë të tjerë nga mund të zgjedhësh. Nëse jeni të kënaqur me kompaninë që keni, shikoni nëse ofron Exchange dhe më e pakta, duke e njohur do ta keni konfigurimin më të lehtë.
 
A bën hosting për ju?
 
Për një biznes të vogël pa një profesionist IT, marrja me qira e Exchange mund të kursejë mijëra dollarë. Për më tepër kompanitë hosting arrijnë ta zgjerojnë lehtësisht shërbimin që do ju duhet me zgjerimin e kompanisë suaj. Nga ana tjetër, një biznes me më shumë se 100 përdorues dhe kërkesa më të komplikuara, mund të përfitojë më shumë nga mbajtja e Exchange me resurset e veta.

Lajmet e fundit>