Ja se si

Menaxhoni emailat, rrjetet shoqërore në një vend të vetëm

Aug 5 2011
0 Shpërndarje
Menaxhoni emailat, rrjetet shoqërore në një vend të vetëm

Programi tani mbështet Gmail, Hotmail, Exchange, Facebook, Linkedin, Twitter, Google Calendar, Picasa, Flickr, YouTube, Google Docs, Box.net dhe disa shërbime të tjera.

 Me MultiMi ju mund të shikoni dhe të përgjigjeni në letra elektronike, të përditësoni statusin në Facebook ose Twitter, madje të ndryshoni dokumentet në Google Docs, të menaxhoni ngjarjet dhe fotografitë – të gjitha në një program të vetëm, i cili ka një ndërfaqe të lehtë për përdorim dhe të këndshme për sy.

Veçoritë e MultiMi

                -Shpërndani fotografi, audio dhe video – vetëm kapni skedarët dhe vendosni për ta shpërndarë

                -Bashkëpunoni me lehtësi – Shpërndani dokumente me të njohurit tuaj në box.net ose Google Docs

                -Bisedë në kohë reale – Kënaquni duke biseduar me shokë në Google Talk dhe Facebook në të njëjtën kohë

                -Depërtoni në rrjete – Rrini të përditësuar me risitë në Twitter dhe me faqet që i pëlqeni në Facebook

                -Ngarkim në cloud – Përdorni një ndërfaqe të thjeshtë për kapje dhe vendosje për të ruajtur dhe shkëmbyer skedarët në cloud

                -Kërkimi i gërshetuar – Kërkoni në letrat tuaja elektronike, në rrjete, në desktop dhe ueb

                -Instalim i thjeshtë – Vetëm shkarkojeni dhe ju do të keni mundësi që ta përdorni këtë aplikacion

Klikoni këtu për ta shkarkuar aplikacionin MultiMi.

Lajmet e fundit>