Biznes

Menaxhoni iPhone me Exchange

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
Menaxhoni iPhone me Exchange

Ngadalë, por me siguri, stafi im po migron nga BlackBerry në iPhone. Pajisjet e dorës së Apple janë më të lehtë për t’u integruar me Microsoft Exchange.

Përkrahja e BlackBerry në një ambient me Exchange përfshin një nga dy skenarët:

(1) Ta konfiguroni që të mund të nxirrni e-mailat nga një server Outlook Web Access (OWA). Kjo nuk kërkon asistencë administrative, por e bën më të ngadalshëm futjen në e-mail dhe lidhja me server mund të ketë pengesa.
(2) Të përdorni BlackBerry Enterprise Server (BES). Kjo kërkon një pako biznesi për shkëmbim të dhënash për çdo pajisje, që mund të kushtojë 10 deri 15 dollarë shtesë në muaj. Kjo do të thotë tarifë shtesë për licencat e serverit dhe klientëve. Por përdorimi i BES ju sjell para një kontrolli më të rreptë të rregulloreve të RIM – që është e përshtatshme për organizata të mëdha me rregullore strikte dhe buxhete të mëdha, por frustuese për kompani të vogla që kanë për qëllim ta bëjnë sa më të lehtë aksesin e punëtorëve deri tek informacioni.

Për bizneset që përdorin Exchange, integrimi i iPhone është shumë më i thjeshtë. Ashtu si Exchange Server 2003, edhe 2007 përkrah ActiveSync në iPhone. (Një vërejtje teknike: Nëse tashmë përdorni një server OWA të konfiguruar që të përdorë SSL me portin 443 të hapur në firewall-in tuaj, ju tashmë e keni rregulluar pjesën më të vështirë.)
Në iPhone, shkoni në rregullimin e llogarisë së e-mailit dhe krijoni një llogari të re Exchange për e-mail. Pastaj vendosni adresën e e-mailit dhe fjalëkalimin e përdoruesit dhe iPhone automatikisht do të zbulojë opsionet e serverit për e-mail me AutoDiscover. Nëse dështon, mund të specifikoni serverin dhe domainin manualisht.
Pasi ta keni rregulluar këtë, dërgimi dhe marrja e e-maileve është e menjëhershme dhe mund të përdorni edhe kalendarin, kontaktet dhe sinkronizimin me e-mail mes iPhone dhe serverit Exchange. Mund të krijoni dhe të pranoni kërkesa për takime.

Për ndryshim, mund të përdorni Apple iPhone Configuration Utility, të shkarkueshëm për Windows ose OS X në find.pcworld.com/63555, i cili ju lejon të krijoni skedare konfigurimi të përshtatshëm. Mund të konfiguroni Exchange, POP3/IMAP e-mail, VPN dhe Wi-Fi, plus kërkesat për fjalëkalim dhe kufizimet në përdorimin e aplikacioneve dhe kamerës.

Mund të dërgoni me e-mail skedarin e konfigurimit te përdoruesit (duke pasur parasysh që iPhone i tyre është i konfiguruar me një llogari për e-mail) ose ta publikoni atë në web server ku mund ta shkarkojnë përmes Safari.
Gjithashtu, ju mund të kontrolloni fjalëkalimet duke përdorur Exchange System Manager. Exchange 2007 ju lejon të rregulloni opsionet shtesë si për shembull çaktivizimin e përdorimit të aparatit.

Brenga kryesore me këto pajisje është se si informacioni i vendosur në to mund të keqpërdoret nëse telefoni humb apo vidhet. Një tipar i quajtur “remote wipe” e adreson këtë problem duke e kthyer iPhone në gjendjen fabrikuese. Ju mund të inicioni një fshirje të tillë me veglën Exchange Server Active Sync Web Administration; me serverin Exchange Server 2007, përdoruesi mundet të iniciojë një fshirje të tillë përmes Outlook Web Access ose administratori mund të përdorë Exchange System Manager.

Lajmet e fundit>