Lajmet

Menaxhuesi i librave elektronikë Calibre mund të konvertojë tashmë edhe dokumentet DOCX

Jun 17 2013
0 Shpërndarje
Menaxhuesi i librave elektronikë Calibre mund të konvertojë tashmë edhe dokumentet DOCX

Versioni i lançuar 0.9.34 i softuerit open source të menaxhimit të librave elektronikë Calibre do të konvertojë edhe formatin DOCX, i cili është përdorur për dokumentet në Microsoft Word që prej versionit të vitit 2007 për suitën popullore.

Konvertuesi suporton listat, tabelat, imazhet, formatimin e tekstit, shkrimet në fund të faqes dhe në fund të dokumentit (footnotes dhe endnotes) si dhe ato që quhen “drop capitals” (përdorimi i një shkronje me madhësi shumë të madhe në fillim të paragrafit).

Zhvilluesit e Calibre-s kanë publikuar një skedar në formë demonstrimi i cili tregon të gjitha karakteristikat e mësipërme.

Gjithsesi, ata kanë vënë në dukje se kodi sapo është përfunduar dhe mund të përmbajë gabime.

Një lançim i ri është edhe një driver për lexuesin Kobo. Në Calibre ebook preview, përdoruesit kanë mundësi të navigojnë para dhe pas përmes shkurtimeve Alt+Left dhe Alt+Right nga tastiera. Klikimi me të djathtën i emrit të autorit në Book Details i mundëson përdoruesve të menaxhojnë librat e autorit në fjalë.

Të gjitha karakteristikat e reja të Calibre 0.9.34 mund t’i gjeni në change log. Calibre është i disponueshëm për t’u shkarkuar për Linux, Mac OS X dhe Windows nga faqja zyrtare e projektit. (PCWorld Albanian)

calibre docx

Lajmet e fundit>