Lajmet

Mënyra e vendosjes të një adrese IP statike

Apr 28 2013
0 Shpërndarje
Mënyra e vendosjes të një adrese IP statike

Ekzistojnë mënyra dhe arsye të ndryshme për vendosjen e një adrese IP statike për kompjuterin, printerin ose ndonjë pajisje tjetër që është e lidhur në rrjet.

Një shembull tipik është shtimi i një pajisjeje NAS (lejon shtimin e një hapësire të madhe hard disku në rrjet), e cila për tu aksesuar nga interneti ka nevojë të ketë gjithnjë të njejtën adresë IP.

Në rast se ju nuk e përcaktoni një adresë të tillë router-it do ti përcaktohet në mënyrë dinamike një adresë IP sa herë që ju ta ndizni.

Mënyra më e lehtë për të vendosur një adresë statike është përcaktimi manual i saj në një kompjuter Windows. Në qoftë se ju nuk jeni në dijeni të plotë të asaj që po bëni atëherë mund të shkaktoni konflikt në rast se e njejta adresë i përket tashmë një pajisjeje tjetër në rrjet.

Për të realizuar vendosjen e një adrese IP statike fillimisht logohuni në router-in tuaj. Në qoftë se nuk e dini adresën aktuale IP atëherë hapni Command Prompt dhe shkruani në të komandën ipconfig/all pa thonjëzat dhe shtypni Enter.

Adresa IP e router-it tuaj është e njejtë me Default Gateway. Më pas drejtohuni tek fusha e adresës së shfletuesit tuaj dhe kopjoni këtë adresë duke vendosur para saj http:// dhe logohuni me emrin dhe fjalëkalimin që ju keni vendosur ose nëse nuk i mbani mend këto atëherë lexoni manualin e router-it për të parë ase si kanë qenë të paracaktuarat.

Pasi të keni gjetur faqen e duhur e cila në router-a të ndryshëm ka emërtime të ndryshme si psh LAN, Network, Static IP etj, do të mund të shihni një listë me kompjuterët e lidhur ose mund të duhet që të përzgjidhni kompjuterin tuaj nga një listë ose mund të vendosni adresën e tij IP manualisht.

Në hapin tjetër do të duhet që të vendosni një adresë IP në të njejtin format me atë të router-it. Tre numrat e tjerë p.sh mund të jenë 192.168.1, ndërsa numri tjetër mund të jetë midis numrit 2 dhe 254 duke u siguruar se nuk është i njejtë me adresën e router-it. Idealja do të ishte që të kontrollonit intervalin e adresave IP që po përdoren nga serveri DHCP i router-it dhe zgjidhni një numër që nuk i përket atij intervali.

Në rast se keni probleme është e këshillueshme që ti referoheni dokumentacionit të router-it ose vizitoni uebfaqen e prodhuesit të router-it. (PCWorld Albanian)

IP

Tags >

IP Adrese
Lajmet e fundit>