Lajmet

Mënyra më e mirë për të kërkuar dokumente apo programe në Windows 8

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Mënyra më e mirë për të kërkuar dokumente apo programe në Windows 8

Windows 8 ofron dy mënyra të thjeshta dhe tepër të mira për të bërë kërkime mbi një punë të caktuar. Ju mund të kërkoni për Modern Interface (Ndërfaqe Moderne) dhe gjithashtu dhe Desktop.

Teknikat e ndërfaqes moderne

Në ekranin Start shkruani fjalën tuaj të kërkimit. Një panel do të shfaqet në të djathtë të ekranit, duke listuar sa më shumë raste të ngjashme që ka gjetur në kategori të ndryshme me fjalën tuaj të kërkimit. Ekrani do të shfaqë rezultatet në kategorinë kryesore, Aplikacionet.

Nëse jeni në kërkim të një dokumenti dhe fjala që ju keni futur nuk është emri i një programi të instaluar, kërkimi do të jetë bosh. Por po të klikoni mbi opsionin “Dokumente” në anën e djathtë të panelit dhe po ka përputhje do të shfaqen dokumentet.

Teknikat në Desktop

Kjo mënyrë ngjan shumë me Windows 7 dhe ju mendoni se mund të klikoni mbi butonin Start. Shkruani një fjalë apo një fjali dhe të prisni për listën e përputhshme me programe apo dokumente, por aty nuk ka buton Start për të klikuar. Prandaj ekzistojnë mëyra të tjera për të kërkuar një program apo një dokument.

Për të gjetur një program ju shtypni WINKEY dhe emrin e programit dhe shtypni ENTER. Jo gjithmonë funksionon.

Ju mund të shihni për dokumente në File Explore, që mund të klikoni ikonën e dosjes në barin e detyrave. Në momentin që jeni atje navigoni rreth dosjes. (PCWorld Albanian)

windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>