Lajmet

Mënyra më e mirë për të siguruar uebkamerën pa nevojën e softuerëve

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Mënyra më e mirë për të siguruar uebkamerën pa nevojën e softuerëve

Le ta nisim këtë artikull me lajmet jo të mira: Kamera juaj është e ekspozuar, vulnerabël. Mund të aktivizohet nga distanca dhe ju madje as nuk do ta dini se po regjistron. Një lajm i tillë nuk është imagjinatë.

Mjafton të lexoni një raportim të fundit nga Washington Post ku shpjegohet se si ia ka arritur ta bëjë këtë gjë FBI-ja shumë vite më parë.

Por tani, le të fokusohemi tek lajmet e mira. Sigurisht, kamerën mund ta mbroni me shumë mënyra softuerike, por, nëse doni të jeni plotësisht të sigurt se nuk po regjistron, ka një mënyrë mjaft të thjeshtë: vendosni një letër ngjitëse. Ngjyra mund të jetë sipas preferencës suaj dhe përmasat 5×5 cm. Ju rekomandojmë këtë madhësi në mënyrë që pjesa ngjitëse të jetë në kapakun e laptopit, siç tregohet në figurë dhe të përthyhet e të mbulojë kamerën.

webcamMund të zgjidhni gjithashtu të mos e ngjisni letrën, por thjesht ta vendosni atë të përthyer, siç tregohet në këtë video në Vine.

Një menyrë tjetër për të qenë më të sigurt se nuk do ta dëmtoni kamerën me ngjitës është që ta ngjisni letrën nga jashtë, tek cepat e saj, larg lenteve të kamerës.

Duhet të keni kujdes me ngjitësin e letrës pasi ai mund ta dëmtojë kamerën dhe pastrimi do të jetë më pas i vështirë.

Kjo është arsyeja pse nuk ju rekomandojmë të përdorni ngjitës me ngjyrë, por letra të vogla ku mbahen shënimet, të cilat kanë gjithashtu edhe ngjitës jo shumë të fortë. (PCWorld Albanian)

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>