Lajmet

Mënyrat më të mira për transferimin e dokumenteve midis pajisjeve Android dhe Windows

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Mënyrat më të mira për transferimin e dokumenteve midis pajisjeve Android dhe Windows

tetherandroid_primary-100155235-largeNjë prej mënyrave më të përdorura për transferimin e materialeve është lidhja fizike e smartfonit me kompjuterin personal Windows dhe më pas thjesht “drag & drop”, por kjo nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë ose më e përshtatshme.

Gjithësesi po e fillojmë guidën tonë me shpjegimin e kësaj mënyre kaq të përhapur: për të lidhur pajisjen tuaj mobile mjafton të përdorni një kabëll Micro USB. Herën e parë që realizoni këtë lidhje do t’ju duhet të prisni pak derisa Windows të përgatitë driver-at e nevojshëm. Më pas, pajisja do të sillet si një pjesë kompjuterike e jashtme e cila mund të hapet nëpërmjet Windows Explorer ose File Explorer në Windows 8.

Përvec kësaj metode, ekzistojnë edhe disa të tjera të cilat nuk e kanë të nevojshme përdorimin e një kablli. Shërbimet që ofrojnë hapësirë memorie në cloud si Dropbox, Google Drive dhe SkyDrive e suportojnë sistemin Android.

Ju mund të dërgoni dokumente nëpërmjet aplikacioneve përkatëse Android të këtyre shërbimeve nga hapësira në cloud drejt pajisjes tuaj ose anasjelltas. Gjithcka qe ju ruani në cloud nëpërmjet këtyre pajisjeve regjistrohet automatikisht në kompjuterin tuaj.

Marrim si shembull Dropbox-in. Në sistemin Android, Dropbox nuk e kryen automatikisht sinkronizimin në skedarët përkatës ashtu si ndodh në Windows, por ju mund të shkarkoni dokumente nga aplikacioni Dropbox në memorien lokale të smartfonit ose tabletit tuaj. Gjithashtu ju mund të ngarkoni dokumente në Dropbox nëpërmjet opsionit “Upload here” që ndodhet në menunë e aplikacionit.

1226-dropbox-100160151-mediumDropbox disponon edhe një mënyrë automatike për dërgimin e fotove në kompjuterin tuaj, por së pari duhet të ndiqni këto udhëzime për aplikacionin Dropbox për Android:

– Klikoni ikonën e menusë në cepin e sipërm djathtas.

– Klikoni Settings

– Klikoni Turn on Camera Upload

– Për të mos prekur të dhënat tuaja mobile ndoshta do të ishte mirë që të përzgjidhnit opsionin Wi-Fi only.

Sapo të kryeni këto veprime do të jetë e mundur që sa herë që të regjistroni një foto me smartfonin tuaj, transferimi i saj drejt skedarit Camera Uploads në versionin e Dropbox-it në kompjuter do të realizohet automatikisht. Ju gjithashtu mund të transferoni koleksione muzikore pa kabëll, duke përdorur rrjetin lokal Wi-Fi. Me pak fjalë kjo mund të funksionojë vetëm kur jeni në shtëpi.

Një mënyrë alternative e rekomanduar është edhe instalimi i programit “double Twist”. Në kompjuter ky program funksionon si një mjet sinkronizimi për mediat (me kabëll ose nëpërmjet rrjetit Wi-Fi). Ndërkohë, versioni i këtij aplikacioni për Android shërben njëkohësisht si mjet sinkronizimi, por edhe si “music player”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>