Lajmet

Mercedes ka në plan ofrimin e ndërfaqes CarPlay tek makinat e vjetra

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Mercedes ka në plan ofrimin e ndërfaqes CarPlay tek makinat e vjetra

carplay-mercedes-benzPara disa ditësh, Apple prezantoi CarPlay, ndërfaqen e përshtatur për automjetet që kombinon opsionet më të rëndësishme të iPhone-it dhe i pasqyron ato në makinë duke lejuar përdoruesit të telefonojnë, të dërgojnë mesazhe apo të dëgjojnë muzikë nëpërmjet komandave me prekje ose atyre zanore të suportuara nga Siri.

Një prej kufizimeve të CarPlay është përshtatja vetëm me automjetet më të fundit. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk do të vendosnin të blinin një makinë të re vetëm për të përfituar integrim më të mirë me smartfonin e tyre. Fatmirësisht, Mercedes-Benz ka në plan që në fund të këtij viti të ofrojë “produkte në tregun dytësor” për makinat e vjetra. Kompania nuk ka dhënë informacione të detajuara, por ky është një rast i mirë që mund të shfrytëzohet për të ofruar më tepër sesa thjesht një përditësim softueri.

Kompanitë e tjera nuk kanë njoftuar ende mbi planet e tyre për suportimin e CarPlay në tregun sekondar, por është akoma herët. Nuk do të ishte aspak e çuditshme nëse në vazhdim do të mësonim të njejtën gjë edhe për prodhuesit e tjerë të automjeteve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>