Harduer

Mercedes lodër me dyert më fantastike që keni parë ndonjëherë

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
Mercedes lodër me dyert më fantastike që keni parë ndonjëherë

OTë gjithë ata që janë të apasionuar pas makinave lodra do ta adhurojnë këtë model. ‘Makina’ më e re e Mercedes Benz ka jo vëtëm dyer që hapen nga lart duke përdorur telekomandën, por edhe bokse të integruara, Bluetooth dhe aplikacionin e vet iOS.

Ai u prezantua në 2013 Toy Fair dhe do të jetë i disponueshëm që prej vjeshtës së këtij viti nga Silverlit, kompania që solli edhe Porsche 911 Carrera, i cili kontrollohet gjithashtu me iPhone.

Ky Mercedes Benz SLS AMG me telekomandë funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë si Porsche. Lidhet me Bluetooth-in me një aplikacion pa pagesë për iOS, e cila ju jep kontroll perfekt mbi shpejtësinë, drejtimin dhe nxitimin.

Dyert hapen dhe mbyllen nga lart përmes telekomandës. Përsa i përket muzikës, e cila nuk mbetet jashtë këtij modeli, keni mundësi të dërgoni librarinë tuaj nga iPhone apo iPod Tunes në makinën e vogël. Zëri del nga pjesa e sipërme e bagazhit. Fatkeqsisht, nuk mund të dëgjoni muzikë dhe të drejtoni makinën njëkohësisht.

Çmimi është 129.99 $, më i shtrenjtë se ai i Porsche (79.99$) – për të mos folur për çmimin e makinës reale Mercedes Benz SLS AMG, e cila kushton rreth 200.000 $. Gjithsesi, makina e vogël është në listën e dëshirave të të apasionuarve pas këtyre llojeve të makinave lodër. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>