Lajmet

MergeFil.es bashkon formatet e ndryshme në një skedar PDF/Word/Excel

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
MergeFil.es bashkon formatet e ndryshme në një skedar PDF/Word/Excel

ht6wrqihw1lfmfln5y9jUeb: Nëse keni shumë skedarë të ndryshëm që doni t’i bashkoni në një, MergeFil.es është një aplikacion uebi që e bën atë pa pasur nevojë të instalohet ndonjë softuer. Ai për momentin mbështet skedarët e formatit PDF, Word, PowerPoint, Excel, Images, HTML dhe TXT si hyrje dhe si dalje ofron skedarë të tipit PDF, Word dhe Excel.

Është një paralajmërim: do të ju duhet që t’i keni të gjithë skedarët që doni t’i bashkoni të radhitur në një folder. MergeFil.es nuk iu mundëson të zgjidhni nga folderë të ndryshëm. Sapo të bëni shtimin e të gjithë skedarëve, zgjidhni mënyrën se si dëshironi t’i bashkoni duke klikuar shigjetat Poshtë dhe Lart për të bërë radhitjen në listë.

Pastaj, zgjidhni nëse dëshironi të bëni ngjeshjen e skedarit rezultues për ta zvogëluar madhësinë e tij, por kjo zgjat më tepër. Përfundimisht, klikoni formatin e skedarit të cilin e doni si përfundimtarin dhe MergeFil.es do ta shkarkojë atë në diskun tuaj të fortë.

MergeFil.es sipas të gjitha gjasave punon më mirë kur ofron rezultate për skedarët e formatit PDF dhe Word. Për skedarët e formatit spreadsheet, ai përfundoi me vendosjen e secilit skedar si një fletë të re – kjo gjë mund të mos jetë efekti i dëshiruar. Po ashtu, secili imazh ishte vendosur në një faqe të re, edhe nëse kishte hapësirë në të kaluarin. Për ata që janë të shqetësuar për privatësinë, MergeFil.es thotë që e ruan dokumentin përkohësisht në server dhe skedarët fshihen pas përdorimit dhe nuk shpërndahen me ndonjë palë tjetër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>