Blog

Merkel: Bota dixhitale ka nevojë për rregulla globale

Jun 11 2017
0 Shpërndarje
Ky revolucion industrial i njohur si revolucioni 4.0 ka ngjallur shqetësime të shumta tek ligjvënësit gjerman. Merkel: Bota dixhitale ka nevojë për rregulla globale Photo Source: Reuters

Kancelarja Gjermane Angela Merkel tha ditën e Shtune se bota dixhitale ka nevojë për akte normative si ato të tregjeve financiare të G20-ës.

Politikbërësit globalë po përballen me hapësira të panjohura ndërsa teknologjitë e reja hapin kufinj të rinj për tu adresuar. Ky revolucion industrial i njohur si revolucioni 4.0 ka ngjallur shqetësime të shumta tek ligjvënësit gjerman.

“Ende nuk kemi ligje ndërkombëtare,” tha Merkel gjetë një vizite në Meksikë. Gjermania synon të përdorë presidencën e saj për të zhvilluar një plan konkret në lidhje me politika dixhital në Korrik.

Merkel la të kuptohej se ishte arritur një marrëveshje me liderët e G20-ës për të luftuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve bankare.

Gjermani gjithashtu kërkon zhvillimin e një plani të përbashkët global për të promovuar internetin e shpejtë në mbarë botën të cilin do ta prezantojë në Samitin e G20-ës në Hamburg muajin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>