Biznes

Merkel: Gjermania duhet të investojë nëse do të përballojë furinë e makinave elektrike

May 23 2017
0 Shpërndarje
"Është e rëndësishme që teknologjia e re e makinave elektrike të jetë sa më parë e disponueshme për tregun tonë," shprehej Kancelarja. Merkel: Gjermania duhet të investojë nëse do të përballojë furinë e makinave elektrike Photo Source: Reuters

Gjermania dhe industria e saj e automobilave duhet të investojë në mënyrë që të mos ngelet prapa nga kalimi në makinat elektrike u shpreh ditë e Hëne Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë inaugurimi të fabrikës së re të prodhimit të baterive për makinat elektrike të Daimler, kompani e cila prodhon markën Mercedes-Benz.

“Është e rëndësishme që teknologjia e re e makinave elektrike të jetë sa më parë e disponueshme për tregun tonë,” shprehej Kancelarja.

Merkel u përball me kritikat këtë muaj kur tha se qeveria Gjermane mund të mos arrijë asnjëherë objektivin e 1 milion makinave elektrike në rrugët e Gjermanisë brenda fundit të kësaj dekade.

“Ky duhet të jetë mësim për politikat teknologjike. Nuk duhet përsëritur më,” vijoi Ajo më tej.

Gjatë muajit Mars Daimler njoftoi përshpejtimin e programit të makinave elektrike ku premtoi 10 modele brenda 2020-ës me një investim 10 miliard Eurosh.

Merkel tha se ishte informuar që fabrika e re do të prodhonte bateri litiumi me një rang prej 1,000 kilometrash, një hap madhor krahasuar me atë që ofrohet sot 200-300 kilometra. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>