Harduer

Merkel thirrje Europës për një baze ligjore të përbashkët në përdorimin e të dhënave

Mar 19 2017
0 Shpërndarje
Kancelarja Gjermane Anegla Merkel kërkoi nga Europa të standartizojë rregullat e përdorimit të të dhënave në Europë gjatë vizitës së saj në Konferencën CeBIT Technology. Merkel thirrje Europës për një baze ligjore të përbashkët në përdorimin e të dhënave

“Duam të krijojmë një treg të vetëm dixhital Europian. Për të përmbushur këtë qëllim duhet të kemi situata ligjore të ngjashme në të gjitha vendet Europiane,” u shpreh Merkel.

Një problem ngelet pronësia e të dhënave ku Merkel tha se do të diskutohet. Ajo dha një shembull nga industria e makinave ku është e rëndësishme të qartësohet nëse të dhënat i përkasin prodhuesve të makinave apo të softuerit.

“Ne duhet të implementojmë një bazë ligjore të përbashkët e cila adreson ligjet e pronësisë dhe të drejtave autoriale,” vijoi Ajo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>