Lajmet

Merr diskun me plot të dhëna të fshehta

Sep 4 2011
0 Shpërndarje
Merr diskun me plot të dhëna të fshehta

Cult of Mac raporton që njeriu në fjalë ishte duke mbajtur diskun, të cilin ai e mori, ishte një disk “i vdekur” që kishte i kishte shkaktuar dështimin Macut të tij, në Apple Store në Stamford, Conneticut.

Kur ai erdhi në shtëpi dhe e kontrolli diskun për të parë nëse ndonjë skedarë mund të rikthehej, ai gjeti një rezervim (backup) të plotë me skedarë të fshehtë nga serveri i Apple Retail Store.

Njeriu, i cili mbeti anonim, i tregoi Cult of Mac që disku përmbante “dokumente të fshehta, manuale të brendshme, teknikat e shitjes së Apple, një listë e plotë e punës në dyqanin Apple, ndërfaqe të produkteve, programe kohore, fotografi dhe video të veprimtarive të korportaës Apple që vetëm punëtorët e Apple mund t’i shohin, videot e takimeve në dyqan, strukturën e biznesit dhe shumë shumë shumë më tepër.”

Cult of Mac tregon që ky njeri provoi ta shsite diskun dhe ofroi një numër të pamjeve të përmbajtjes në disk si provë e asaj që përmbante disku. Cult of Mac nuk pranoi ta blinte, duke shpjeguar:

“Parashikuesi ynë i garave iu qas Cult of Mac-ut me shpresë për të na e shitur hard diskun që përmbante këto backupe Time Machine, dhe na ofroi këto screenshota si provë. Cult of Mac nuk paguan për tregime, dhe veçanërisht jo gjërat si informacione të fshehta ose prototipet e iPhone-it.

“Si të tillë, ne fuqishëm e këshilluam atë që t’ia kthejë hard diskun Apple-it, dhe madje i ofruam për ta mundësuar lehtësimin e kthimit  të sigurt të diskut nëse ai ishte nervoz për shkëmbimin. Ne nuk dëgjuar më nga ai.”/pcworldalbanian

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>