Lajmet

Merrni kopjen e Payday për PC pa pagesë gjatë kësaj jave

Oct 15 2014
0 Shpërndarje
Merrni kopjen e Payday për PC pa pagesë gjatë kësaj jave

2690187-paydayGjatë kësaj jave, ju do të jeni në gjendje që ta shkarkoni një kopje pa pagesë të lojës Payday, të zhvilluar nga Overkill Software. Ky muaj shënon trevjetorin e lojës, që doli më 18 tetor 2011. Overkill ka provuar të tërheqë lojtarë për t’iu bashkuar grupit zyrtar Payday 2 në Steam, duke ofruar shpërblime të ndryshme brenda lojës nëse arrihen nivele të caktuara gjatë saj. Kjo përfshin “gjërat e fshehta” që mbesin në zhvillim dhe do të jepen falas sapo të jenë gati.

Për shkak se objektivi prej 1.5 milionë kopjeve të shitura është arritur më herët se sa që është pritur, Overkill pritet që ta lëshojë pa pagesë versionin fillestar të Paydal përpara kohës së planifikuar më herët.

Duke filluar nga ora 8 e mbrëmjes sipas kohës sonë lokale, ditën e enjte, ju do të keni 24 orë për ta marrë kopjen pa pagesë të lojës, e cila kushton zakonisht 15 dollarë. Si një lojë mjaft e mirë për bashkëpunime, mundësia për ta shkarkuar pa pagesë nënkupton që ju dhe shokët e juaj nuk do të keni arsye që të mos e keni atë si pjesë të librarisë suaj të lojërave në Steam. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>