Lajmet

Merrni një hapësirë pa pagesë online prej 25 GB

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Merrni një hapësirë pa pagesë online prej 25 GB

A shpenzoni shumë kohë duke u zhvendosur përgjatë aplikacioneve të shumllojshme për produktivitet në ueb, si Basecamp, Dropbox, Google Calendar dhe Twitter?

Ajo që ju duhet është një vend në qendër që mbledh të gjitha aplikacionet e juaja të uebit nën një pullaz të vetëm për qasje më të shpejt dhe më të lehtë. Ky është Hojoki dhe nëse nuk është kjo një nxitje e mjaftueshme për ju që ta përdorni, çfarë thoni për këtë:

Regjistrohuni për një llogari në Hojoki dhe ju merrni një llogari pa pagesë prej 25GB në Box.

Le të fillojmë me Hojokin. Shërbimi mund të ju lidhë me rreth 25 shërbime të thera, që nga Beanstalk dhe Chatter deri tek Pocket dhe ZenDesk (duke përfshirë edhe shërbimet e lartpërmendura).

Mungesa e vetme madhore është LinkedIn. Sapo ta krijoni një llogari, të cilën gjë mund ta bëni përgjatë Facebook-ut, Google, ose vetëm nëpërmjet e-mail adresës, thjesht mund të zgjidhni aplikacionin që dëshironi të përdorni.

Pas një kohe kur bëhet aprovimi i secilit aplikacion, do të shihni veten tek një panel i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, që iu mundëson të zhvendoseni përgjatë tyre dhe t’i shihni tërë aktivitetin e fundit përgjatë një furnizuesi me lajme të stilit social. Atje është një opsion për kërkim që e bën të lehtë që të gjeni terma dhe njerëz të ndryshëm përgjatë këtij furnizuesi dhe ju mund të shtoni komente dhe përditësime në furnizuesin tuaj sikur të ishit duke iu qasur drejtpërdrejt atyre aplikacioneve.

Në fakt, Hojoki iu mundëson që të shtoni komente në shërbime në të cilat në fakt nuk mundeni (si Evernote dhe Google Calendar), atëherë shpërndani ato komente me e-mail me anëtarët e skuadrës (të cilët jo domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e Hojokit).

Ju gjithashtu mund të krijoni një hapësirë pune, të ftoni bashkë-punëtorë dhe të shpërndani përmbajtje nga aplikacionet e përzgjedhura.

Me pak fjalë, është një shërbim interesant dhe ka madje aplikacion për Android dhe iOS. Madje është në fazën testuese dhe është falas. (PC World Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>