Lajmet

Merrni njoftime për motin në iPhone pa e hapur fare aplikacionin Weather Notifications

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Merrni njoftime për motin në iPhone pa e hapur fare aplikacionin Weather Notifications

app iosiPhone: Njëra nga problemet me aplikacionet për motin në iPhone është që ju duhet t’i hapni në fakt ata për të marrë informacionin që doni.

Weather Notifications është një aplikacion që iu dërgon njoftime të rregulluara tek ekrani juaj që nuk është zhbllokuar vetëm për informacionin që ju duhet.

Në shikim të parë, Weather Notifications nuk është aq ndryshe nga informacionet për parashikimin e motit që është veçse në Qendrën e Njoftimeve.

Ju mund ta rregulloni për të marrë një parashikim të shpejt për motin në atë ditë nëse doni, por ajo që është e dobishme për Weather Notifications është niveli i rregullimeve të shumta që mund të bëni me njoftimet.

Mund ta rregulloni që të ju njoftojë për motin me shi, borë, mjegull, ndryshimet e temperaturave, lagështinë, ose erën.

Në parim, mund ta rregulloni që të ju njoftojë vetëm për motin e vranët dhe kurrë të mos keni nevojë që ta hapni aplikacionin nëse nuk doni.

Është një qasje interesante për një aplikacion për motin që ia vlen të shikohet nëse jeni kureshtar vetëm për disa ndryshime të motit. Ky aplikacion kushton 1.99 dollarë dhe mund të shkarkohet duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>