Lajmet

Merrni rekomandime ditore për libra nga The Fussy Librarian

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Merrni rekomandime ditore për libra nga The Fussy Librarian

The Fussy LiberarianUeb: Nëse dëshironi të dini se cilat libra duhet të jenë në listën tuaj të leximit, atëherë regjistrohuni për The Fussy Librarian.

Rregulloni preferencat tuaja dhe do të merrni e-mailE ditorë për rekomandime për libra, së bashku me opsionin për të blerë libra elektronikë në dyqane të ndryshme.

Procesi i rregullimit është një gjë që kërkohet një herë. Shkruani adresën e e-mail-it tuaj dhe zgjidhni se nga cili zhanër i librave doni të merrni rekomandime.

Zgjidhni se cilën gjuhë dëshironi dhe zgjidhni llojin e përmbajtjes që dëshironi. Ju mund të ndryshoni përzgjedhjet e bëra më vonë nëpërmjet një lidhjeje në e-maile.

The Fussy Librarian do të ju dërgojë e-maile ditorë me libra elektronikë, përshkrimin e tyre dhe hollësi dhe çmimet përgjatë disa dyqaneve. Ai për momentin mbështet Kindle, Nook, Apple, Android dhe Smashwords. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>