Lajmet

Mesazhet e enkriptuara mund të vijnë së shpejti për disa telefonë Android

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
Mesazhet e enkriptuara mund të vijnë së shpejti për disa telefonë Android

cyanogenmod-logo-100068125-largeNdonjëherë, na duket sikur asgjë nuk është më private me teknologjinë e sotme. Sikur të kishin ndonjë opsion të brendshëm telefonët tanë për enkriptimin e komunikimeve…Kjo është ideja që ka menduar CyanogenMod.

Zhvilluesit kanë ndërtuar një version të personalizuar të Android-it, i cili ka gjithmonë të aktivizuar, në brendësi, një enkriptim të mesazheve që përdoruesit dërgojnë me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, arrihet që të mbahen jashtëzakonisht private bisedat mes dërguesit dhe marrësit.

Zhvilluesit e Cyanogen kanë bashkëpunuar me Open Whisper Systems, skuadra prapa aplikacioneve open source si TextSecure, të cilët sigurojnë telefonata dhe mesazhe. “Duam që të gjithë të kenë akses në metodat më të avancuara të komunikimit të sigurtë dhe gjithçka të ofrohet pa shumë komplikime,” tha Moxie Marlinspike, bashkëthemelues i Open Whisper Systems.

Karakteristika e enkriptimit do të funksionojë me çdo aplikacion për dërgimin e mesazheve, për sa kohë të dyja palët përdorin CyanogenMod ose Open Whisper System TextSecure, të cilat mund të shkarkohen nga çdo përdorues Androidi.

Nëse ndonjë prej palëve nuk po komunikon përmes mjeteve të sigurisë – për shembull, njëri prej tyre po dërgon një mesazh nga një version i zakonshëm i Androidit – atëhere, mesazhi do të dërgohet si një SMS i thjeshtë.

Ditët e sotme është e vështirë të gjesh aplikacione të integruara që në ndërtimin e sistemit operativ, të cilat enkriptojnë mesazhe. Apple iMessages, Google Hangouts, madje edhe BlackBerry Messenger nuk janë mjaftueshëm të sigurta për t’i mbajtur private komunikimet tuaja.

Open Whisper, nga ana tjetër, përdor një metodë që gjeneron një çelës të ri për çdo mesazh që dërgoni. Pra, në qoftë se kompromentohet njëri çelës, do të shihet vetëm ajo pjesë e masazhit. Algoritmi i përdorur për enkriptimin e mesazheve është zhvilluar gjithashtu edhe në mënyrë të pavarur nga National Institute of Standards and Technology (NIST). (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>