Lajmet

Mesazhi i Edward Snowden për Krishtlindje: Riktheni privatësinë

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Mesazhi i Edward Snowden për Krishtlindje: Riktheni privatësinë

184211606-786x305

Edward Snowden, ish-punonjësi i CIA-s i kontraktuar më parë nga NSA (National Security Agency) i cili zbuloi aktivitetet sekrete të mbikqyrjes së kësaj agjencie, ka transmetuar një mesazh me rastin e Krishtlindjeve për gjithë botën. Kjo është hera e parë që ai bën një deklaratë publike, ku mesazhi i tij është transmetuar si një “Mesazh Alternativ Krishtlindjesh” në kanalin Channel 4 në Britaninë e Madhe.

Në videon prej 1 minutë e 43 sekondash, Snowden ka folur mbi eleminimin e privatësisë në botë dhe ka konfirmuar se “marrëveshjet midis qeverive” kanë krijuar një rrjet botëror të mbikqyrjes. Ai thotë se një fëmijë i lindur në shoqërinë e sotme nuk do mundet të dijë asgjë rreth privatësisë dhe pikërisht për këtë gjë na ka paralajmëruar më parë shkrimtari George Orwell.

Snowden i bën thirrje publikut dhe qeverisë të bashkëpunojnë me qëllim që të rikthejnë privatësinë, t’i japin fund përgjimit dhe të gjejnë ekuilibrin perfekt: “Të pyesësh është më pak e kushtueshme se sa të spiunosh”.

Në videon e bashkangjitur mund të dëgjoni të plotë mesazhin në fjalë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>