Biznes

Mëse gjysma e ICO-ve dështojnë pas katër muajve

Jul 10 2018
0 Shpërndarje
Ndryshe nga IPO-të, ICO-të vijojn të gjenerojnë fitime të larta ndërsa vlera e monedhave vijon të rritet gjashtë muaj nga debutimi. Mëse gjysma e ICO-ve dështojnë pas katër muajve

Edhe pse mbi 4,000 projekte ICO kanë arritur të gjenerojnë 12 miliardë dollarë deri më sot, shumica e tyre –  të paktën që nga janari 2017-ës – kanë dështuar katër muaj nga starti thotë një studim.

Hulumtimi i kryer nga një ekipi i vogël pranë Kolegjit Boston në Masaçusets, zbuloi se 44.2% e ICO-ve vijojnë të jetë aktive pas muajit të pestë.

Studimi thotë se për të qenë të sigurtë investitorët duhet të zgjedhin ato ICO që vendosin të listohen në bursa pas shitjes së monedhave.

Gjithashtu u analizua edhe vlera e ICO-ve si investime të mira dhe fitime mesatare në kohëzgjatje të ndryshme.

Ndryshe nga IPO-të, ICO-të vijojn të gjenerojnë fitime të larta ndërsa vlera e monedhave vijon të rritet gjashtë muaj nga debutimi.

Investitorët fitojnë deri në 48% mbi vlerën që kanë hedhur në 30 ditët e para të tregtimit.

Gjithashtu në ditët e para të një ICO-je startupet shesin monedhat në kosto shumë më të ulët sesa kanë planifikuar duke gjeneruar fitime 179% për investitorët.

Studimi tregon se ndërsa statistika lënë të kuptohet se ICO-të ngjajnë më shumë me një flluskë, fitimi mund të jetë i lartë për ata që marrin përsipër rreziqe. /CryptoWorld.al

Tags >

CryptoICO
Lajmet e fundit>