Lajmet

Mësohet se Apple Watch do të vijë në pranverën e 2015

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
Mësohet se Apple Watch do të vijë në pranverën e 2015

1111111Raporte të mëparshme kanë parashikuar se smartwatchi i parë nga Apple do të ishte në dyqane që nga dita e Shën Valentinit, por sipas një komunikate të dhënë nga kompania për punonjësit e saj, ora do të lançohet në mesin e muajit mars, që korrespondon me vitin e ri kinez.

Edhe pse Apple Watch do edhe 4 muaj që të arrijë, ajo ka kohë që është në qendër të vëmendjes. Në 30 tetor, krijuesi i saj, dizajneri Jony Ive u nderua me një çmim në një event gala të mbajtur në Muzeun e Arteve në San Francisco ku Apple Watch ishte në krye të diskutimeve. Gjatë fjalimit të tij, Ive deklaroi se ndërtimi dhe dizejnimi i një ore të tillë ka qënë për të një eksperiencë e re, e vështirë por shumë impresionuese. Kjo ka ndodhur për shkak se edhe pse Apple Watch është më së shumti një pajisje teknologjike, ajo duhet të mbante gjurmët e një ore të zakonshme. Gjithsesi ai nënvizoi se Apple Watch do të jetë një nga pajisjet më të rëndësishme teknologjike të vitit që vjen. Ai ka shtuar se kjo orë do të nisë një periudhë të re në botën e teknologjisë.

Kur ora do të lançohet ajo do të vijë në 3 versione që janë të fokusuara në jetën e përditshme, sportive dhe premium. Çmimi do të fillojë nga 349$. Ivë shtoi se diçka që vishet dhe që nuk kombinon me veshjen në tërësi nuk duket bukur ndaj kjo orë gjithashtu do të vijë në versione të ndryshme ngjyrash dhe stilesh. Por për të gjitha këto duhet të prisni pranverën e vitit që vjen.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>