Ja se si

Mësojani të tjerëve teknologjinë

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
Mësojani të tjerëve teknologjinë

Mos të harrojmë ta cekim faktin që ka njerëz që kanë njohuri mjaft të kënaqshme rreth kompjuterit në përgjithësi. Por s’është e thënë që edhe ata të mos provojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre. Dhe nëse jeni të atillë që kanë nevojë të mësojnë hapat e parë në kompjuter dhe janë njohës të gjuhës angleze, atëherë keni mbërrirë në vendin e duhur.

Punëtorët e ndërmarrjes Google kanë hapur një uebfaqe, teachparentstech.org, për të lehtësuar mësimnxënien e njohurive të reja të cilat mund të jenë të dobishme gjatë përvojës kompjuterike. Gjërat e reja mund të përzgjedhen dhe pastaj të dërgohen me letër elektronike. Edhe pse është e titulluar asisoji, faqja e lartpërmendur nuk është thjesht për prindërit të cilët duan të mësojnë kompjuterin. Ajo mund të përdoret për të gjithë fillestarët që janë njohës të gjuhës angleze.
 
· ‬Posa të vizitohet faqja përkatëse, mund të vërehet në fillim pjesa Hello dhe ✔ te Mom, që paraqet pjesën e parë se si do të duket letra që do të dërgohet. Nëse i dërgohet nënës, atëherë mund të lejohet shenja ✔ në atë pjesë, por nëse duam t’ia dërgojmë babait, atëherë vendosim ✔ te Dad. Ekziston edhe mundësia e tretë që të shtypet dhe të shkruhet në hapësirën e zbrazët emri ose ndonjë emër përkdhelës të pranuesit.

‭- ‬Pjesa e dytë ka të bëjë me një shprehje të shkurtër që mund të shprehin ndjenjën e dërguesit për hapat e parë të pranuesit në kompjuter. Aty mund të zgjedhet shocked, impressed, worried ose jazzed.

‭- Pjesa e tretë është më e rëndësishmja. Këtu bëhet përcaktimi i përmbajtjes së pjesëve udhëzuese që do të dërgohen me letër elektronike. Në të majtë mund të shihen disa kategori të cilat duhet të përzgjedhen. Këto kategori janë të radhitura sipas rëndësisë, duke filluar nga më elementaret që në fillim, të titulluar The Basics, që vazhdon pastaj me World Wide Web, Communication, Media dhe Finding Information. Secila nga këto kategori pasi të përzgjedhet ka edhe nënkategoritë e veta që kanë të bëjnë me to. Në secilën nënkategori vendoset shenja ‬✔ që nënkupton se cilat udhëzime do të dërgohen. Të gjitha udhëzimet paraqesin video nga portali i njohur YouTube. Videot e përzgjedhura mund të shikohen para se të dërgohen duke shtypur një ikonë në fund të emrit të çdo nënkategorie. Mund të zgjedhen gjithsej 12 video që do të dërgohen.

‭- Në radhë vjen pjesa që paraqet fjalinë pasuese të udhëzimeve. Aty mund të bëhet përzgjedhja që ju mendoni se do të ishte e duhur që plotëson fjalinë:
Hope you find these 9 videos helpful! Now, I…

‭- Pjesa tjetër paraqet pjesën e fundit të letrës që do të përfshijë një tekst që ju e zgjedhni, para se të shkruani emrin tuaj në fund.

‭- Shtypet Preview që paraqet pamjen e letrës që do të dërgohet.

  Nëse nuk ju pëlqen letra, atëherë në fund shtypni NO, edit package.

‭- Në fund shkruhet adresa elektronike e dërguesit dhe e pranuesit të letrës.Shtypet YES, Send.

‭Kjo ishte e tëra. Pas pak çastesh, varësisht nga shpejtësia e internetit, do të arrijë letra e dërguar. Kjo mënyrë mund të jetë mjaft e suksesshme. Ju mund të dërgoni sërisht ndonjë letër tjetët.

Nëse e keni provuar, shkruani në komente përshtypjet tuaja rreth kësaj mënyre mësimi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>