Ja se si

Mësojani vetes programimin

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Mësojani vetes programimin

Bazat e programimit

Për të filluar që të mësoni një gjuhë të re programuese është më e lehtë, nëse ju tashmë i dini thelbet, sepse ju mund të filloni të mësoni struktura të reja. Nëse kurrë nuk keni programuar më parë, gjëja më e mirë që duhet të bëni është që të filloni me disa thelbe bazë që çdo gjuhë i përdor, si ndryshoret dhe operatorët.

  • Thelbet e programimit : Ky është një mësim i shkurtër për programuesit e rinj nga Universiteti City në New York. Ky mësim ofron një varg të mjaftueshëm të shembujve bazë, me disa shprehje të veçanta në gjuhë të ndryshme programuese.
  • Mësoni të kodoni: Kjo është një përmbledhje nga Lifehacker i disa kurseve themelorë, me një varg të gjerë ose thelbe. Nga Ndryshoret, deri te Funksionet dhe Grupet.
  • Fillimi në Shkenca kompjuterike dhe programim: Këtu mund të gjeni disa mësime nga MIT me video ligjërata dhe titra.
  • Toka e kuizit të kodit: Në këtë faqe ju do të mund të gjeni mësime të ndryshëm, por edhe mund të testoni veten, për të kuptuar se çfarë njohurish për programim keni.

Mësimi i një gjuhe

Kurdo që dini ndonjë gjuhë programuese ose jeni duke shkuar përpara, ju duhet të zgjedhni një gjuhë me të cilën duhet të punoni. Ka shumë gjuhë, disa prej tyre janë të ndërlikuara dhe të tjerat janë të thjeshta për t’u mësuar; ju duhet të provoni gjuhë të ndryshme, për të zgjedhur se cila i plotëson nevojat tuaja. Kjo është një bisedë interesante se cilat gjuhë programuese duhet t’i mësoni.

  • HTML: Kjo nuk është një gjuhë softuerike, por një gjuhë për ueb, së bashku me PHP dhe Javascript. Kjo gjuhë do të ju mundësojë krijimin e një uebfaqeje nga scratch dhe do të ju ndihmojë në kuptimin e mënyrës së funksionimit të një uebfaqeje. Kjo gjuhë është e thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.
  • Python: Kjo gjuhë është e nivelit të lartë dhe mund të jetë si gjuha më interesante për t’u mësuar, sepse ju mund të punësoheni mjaft shpejt. Gjuha është një sintaksë që është e qartë dhe e lehtë për t’u kuptuar.
  • Ruby: Paraqet një gjuhë dinamike, që përdoret për programim me burim të hapur (open source), me një përqëndrim në thjeshtësi dhe prodhimtari. Ka një sintaksë elegante që është e lehtë për t’u lexuar dhe shkruar dhe cilësohet si njëra nga gjuhët më të thjeshta programuese.
  • C++: Është gjuhë mjaft e fuqishme. Kjo gjuhë paraqet yllin e gjuhëve programuese dhe zakonisht përdoret në universitete si lëndë për studentë.
  • Java: Ky program është gjuha programuese që është përdorur më së gjeri. Aplikacionet e Java-s funksionojnë në Windows, Mac OS X, Linux dhe Solaris dhe në shumë sisteme të tjerë. Është një nga gjuhët kryesuese dhe qëllimin më të përgjithësuar për programim. Shumica e ndërmarrjeve e përdorin atë si gjuhë kryesore të programimit.

Duhet ta dini se si çdo gjuhë, një gjuhë në kompjuter mund të jetë mjaft e ndërlikuar për fillestarë, por nëse e organizoni përmbajtjen dhe filloni të mësoni pak nga pak, do bëhet më e thjeshtë dhe sapo ta keni mësuar një, gjuha tjetër do të jetë më e lehtë.

Mësimi i gjuhës HTML

HTML është një gjuhë mjfat e thjeshtë që nuk përdor operatorë dhe ndryshore. Ju vetëm do të keni nevojë që të filloni të programoni një editues të tekstit dhe një shfletues. Pasi që t’i mësoni udhëzimet bazë në HTML, ju gjithashtu duhet të mësoni CSS, gjuhë kjo që i tregon shfletuesit tuaj se si do të paraqitet përmbajtja.

  • W3 School ka mësimet më të thjeshtë për të mësuar HTML. Mësimet këtu fillojnë nga uebfaqet e thjeshta deri tek temat më të përparuara. Ka mësime edhe për CSS XML dhe Javascript.
  • HTML Dog ka një mësim të mirë me ushtrimet më të mirë. Fillestarët këtu mund të mësojnë edhe CSS.
  • Your HTML Source është një udhëzues i thjeshtë për të filluar krijimin e një uebfaqeje. i
  • Writing HTML është një mësim që ekziston në shumë gjuhë dhe madje vjen edhe mund të shkarkohet si PDF.
  • HTML5 Tutorial: Për hapin e radhës në HTML ka edhe një mësim të mirë që fillon nga baza dhe shkon deri tek përmbajtja më e ndërlikuar.

Mësimi i gjuhës Python

Të qenurit gjuhë softuerike e nivelit të lartë mund të tregojë për një mësim më sfidues se mësimi i gjuhës HTML, por mund të mësohet. Kjo ndoshta është gjuha më e mirë për t’ia filluar.

Mësimi i gjuhës Ruby

  • Ruby in Twenty Minutes është një mësim që tregon se ju do të jeni duke “folur” Ruby pas gjysmë ore. Natyrisht, ju nuk do të jeni në gjendje që të bëni çdo gjë, por është një pikë e mirë për të filluar në këtë gjuhë.
  • Ruby Tutorial: Një tjetër mësim i mirë dhe i shkurtër, me shumë shembuj.
  • Try Ruby:  Në këtë faqe ju mund të provoni Ruby në shfletuesin tuaj, në mënyrë të thjeshtë, por mjaft dobishëm.
  • Programming Ruby: Ky mësim ka për qëllim vëzhgimin e një udhëzimi shoqëror për programim. Edhe pse është pak i vjetër, ky mësim është një fillim i mirë.
  • Ruby on Rails është një kurs bazik dhe i avancuar.
  • More Tutorials sipas autorit, këto janë 12 mësimet më të mira për Ruby.

Mësimi i gjuhës C++

  • Getting Started with C/C++ është një pjesë mjaft e mirë mësimore për t’ia filluar.
  • Programming Tutorials ka një përmbledhje të mirë të mësimeve të organizuar sipas niveleve, me kuize për të kaluar nivelet.
  • C plus plus është një përmbledhje e mësimeve që shpejgojnë gjuhën C++ nga baza, deri tek veçoritë më të ri të ANSI-C++. i
  • XoaX.net paraqet një përmbledhje të shkëlqyer të videove për të mësuar C++.
  •  Video Tutorials paraqet shumë kanale interesantë në YouTube për ta mësuar këtë gjuhë.
  • Thinking in C++ është një libër elektronik pa pagesë, me vëllimin 1 dhe me vëllimin 2.

Mësimi i gjuhës Java

Problemet

Nuk ka rëndësi se cilën gjuhë jeni duke e mësuar, pasi që është një pikë për t’ia filluar ballafaqimit me disa probleme për t’i përdorur shkathtësitë tuaja të reja. Project Euler paraqet një seri të problemeve matematikorë/kompjuterikë, që do të ju kërkojnë për zgjidhje më shumë se sa vetëm  mprehtësi matematikore./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>