Ja se si

Mësojeni kompjuterin me Windows XP të startojë automatikisht

Dec 10 2009
0 Shpërndarje
Mësojeni kompjuterin me Windows XP të startojë automatikisht

Disa PC mund të startojnë automatikisht në një orar. Kjo mundësi varet nga BIOS. Gjatë startimit, futuni menjëherë në BIOS. Nëse kompjuteri mbështet këtë tipar, duhet t’i përshtatni opsionet brenda para ngarkimit të Windows.

Vendoseni kompjuterin të zgjohet në kuadër të një plani të Windows. Hapeni Scheduled Tasks Control Panel dhe klikoni Add Scheduled Task. Klikoni Next dhe zgjidhni aplikacionet që dëshironi të hapen. Mbushni orarin e informacioneve që kërkohen dhe shikoni në kutinë e shënuar “Open advanced properties for this task when I click Finish”. Klikoni finnish dhe pastaj klikoni fushën Settings. Aty kontrolloni kutinë e shënuar “Wake the computer to run this task”. Dy dosje të ndryshme startup do t’i drejtojnë gjërat që lançohen gjatë startimit. Programet brenda “C:\Documents and Settings\AllUsers\Start Menu\Programs\, startup do të lançohen për çdo përdorues të kompjuterit. Programet brenda “C:\Documents and Settings\YourUsername\Start Menu\Programs\, startup do të hapet vetëm për përdoruesit e veçantë. Për të vendosur shkurtesa në një prej dosjeve të programeve tuaja të preferuara, tërhiqeni ikonën e ndonjë aplikacioni kur jeni duke e mbajtur të shtypur tastin e djathtë të miut dhe pastaj lëshojeni.

Zgjidhni opsionin Create Shortcuts Here, përsëriteni procesin me aplikacionet e tjera që i përdorni gjithnjë: e-mail, softuerët, shfletuesit, messenger dhe çfarëdo tjetër. Për t’i ç’aktivizuar përkohësisht produktet e startup, mbani të shtypur tastin shift gjatë ristartimit.

Në fund fshini pseudonimet për të eliminuar lançimin automatik të tipareve të përhershme.

Lajmet e fundit>