Lajmet

Mësoni bazat e Windows 8 me “broshurën trajnuese” të Microsoft-it

May 30 2013
0 Shpërndarje
Mësoni bazat e Windows 8 me “broshurën trajnuese” të Microsoft-it

Windows 8 është sistemi operativ që do të na shoqërojë në vitet në vijim, prandaj është e rëndësishme që të dimë disa nga elementët themelorë të tij.

Për më tepër, Microsoft-i do të vazhdojë punën me stilin e Windows 8 kur të lançojë në muajt e ardhshëm përditësimin e radhës, i cili për momentin mban emrin e koduar “Windows Blue”.

Megjithatë, ashtu siç ndodh shpesh me produktet e reja, shumë përdorues kanë filluar të hasin vështirësi në menaxhimin e ndërfaqes së re.

Çfarë ka bërë Microsoft-i për këtë gjë? Deri disa muaj më parë nuk ka pasur instruksione të plota për të gjitha karakteristikat e reja të Windows 8, megjithatë, duket se kësaj periudhe “paditurie” i ka ardhur fundi.

Mban titullin Windows 8 End User Training Brochure dhe është i përbërë nga 36 faqe që bëjnë një hyrje në ndërfaqen dhe mënyrën e përdorimit të Windows 8.

Në të përshihen të gjitha aspektet e ekranit fillestar të sistemit, nga navigimet më të thjeshta e deri tek fjalëkalimet në formë pikturash. Më pas trajtohen veçori si Eksploruesi i ri i Skedarëve (File Explorer), Historia e Skedarëve (File History) dhe elemente që janë projektuar veçanërisht për biznesin si BitLocker dhe Windows To Go.

Guida përfshin gjithashtu edhe referenca si “Njihuni me gjuhën e prekjes” (Get to know the language of touch, për përdoruesit që përdorin PC-të me prekje) dhe “Çfarë të bëni me mouse-n” (What to do with your mouse).

Instruksionet janë mjaft të dobishme për përdoruesit e rinj të Windows 8, edhe pse në fakt nuk arrijmë të kuptojmë dot se përse nuk përfshihet brenda sistemit operativ, për shembull në formën e një pllakeze në ekran. Ndoshta Microsoft-i po planifikon ta përfshijë në Blue (Windows 8.1). (PCWorld Albanian)

smaller windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>