Lajmet

Mësoni mbi 60 komanda në Google Now vetëm përmes një infografiku

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Mësoni mbi 60 komanda në Google Now vetëm përmes një infografiku

google NowMe Google Now ka mijëra gjëra interesante për të bërë dhe Google vazhdon të shtojë herë pas here komanda të reja zanore (tashmë që Google Now integrohet edhe më mirë me Android KitKat).

Por, sa më shumë komanda shtohen, aq më të predispozuar jemi për t’i harruar. Prandaj, në grafikun e mëposhtëm, janë përfshirë disa prej opsioneve më të fundit që janë shtuar në Google Now, të cilat mund t’i aksesoni duke filluar me “Okay Google…” ose të prekni ikonën e mikrofonit.

Nëse thoni ose shkruani “help” në Google Now, do t’ju shfaqen vetëm disa shembuj. Gjithashtu, kjo listë e krijuar nga vetë Google nuk ju vjen edhe aq në ndihmë. Grafiku i mëposhtëm nxjerr në pah shumë prej komandave që ndoshta mund t’i dini por edhe të tjera të reja.

Po ashtu, ju kujton edhe njëherë se sa i vlefshëm mund të jetë Google Now si një asistent personal apo si një mjet i shpejtë për të marrë informacion. (PCWorld Albanian)

infografik

Lajmet e fundit>