Ja se si

Mësoni më shumë rreth atyre që po u dërgoni email

Jul 16 2011
0 Shpërndarje
Mësoni më shumë rreth atyre që po u dërgoni email

Pasi ta keni shtuar si shtojcë në GMail në pjesën e majtë ju do të shihni të dhëna sociale mbi kontaktet tuaja gjersa ju po kompozoni një mesazh. Me versionin e avancuar të Rapportive, thjeshtë kompozoni një mesazh dhe futni një email adresë në fushën “to”, sikurse do të vepronit normalisht për të dërguar një email dhe Rapportive do të analizojë kontaktin dhe do të shfaq informacione të ndërlidhura me atë individë. 

Edhe nëse ndodh që të futni shumë njerëz në një email të vetëm, Rapportive do të kërkojë informata për secilin emër që keni shkruar. 

Qëllimi i Rapportive është për t’ju ndihmuar në konstruktimin e mesazheve më të mira. Vegla gjithashtu ka si qëllim që t’ju ndihmojë të keni një memorie të freskët dhe t’ju rikujtojë se kujt po i dërgoni mesazh, si keni komunikuat me të më parë dhe çfarë po flasin rreth rrjeteve sociale. 

Veçoria në fjalë do të paraqitet gradualisht tek përdoruesit e Rapportive, por nëse dëshironi edhe ju do të shfrytëzoni këtë shtojcë interesante (që mund ta shihni edhe në video më poshtë) atëherë vizitoni këtë link. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>