Lajmet

Mësoni sasinë e të dhënave që përdor një aplikacion i caktuar nëpërmjet Know My App

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Mësoni sasinë e të dhënave që përdor një aplikacion i caktuar nëpërmjet Know My App

Know my appDisa aplikacione të caktuara mobile konsumojnë të dhëna masive, por jo gjithnjë është e dukshme se cilët aplikacione disponojnë këtë cilësi.

Për këtë arsye mund të përdorni mjetin në ueb Know My Apps që tregon sasinë mesatare të të dhënave që përdor një aplikacion gjatë një muaji dhe e krahason atë me plane të ndryshme të dhënash të pajisjeve mobile.

Kontrolli i vazhdueshëm i planit të të dhënave (sasia e MB internet që dispononi) nuk është aspak i këndshëm prandaj do të ishte mirë të bënit diçka për të parandaluar këtë gjë.

Mjafton të kërkoni për aplikacionin që keni ndërmend të shkarkoni dhe Know My App do të tregojë sasinë mesatare të të dhënave që përdor ky aplikacion si dhe do të shfaqë një grafik mbi impaktin e tij në disa plane popullore të dhënash.

Sigurisht, bëhet fjalë për vlera mesatare, por të paktën e ndihmon përdoruesit të mendohet para se të vendosë të shkarkojë aplikacionin ose jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>