Biznes

Mësoni se si të jeni të suksesshëm në Twitter

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Mësoni se si të jeni të suksesshëm në Twitter

twitterKëto ditë nuk mund të ankohemi se kemi mungesë të informacioneve, por ndoshta është e vështirë të arrish tek informacionet e duhura në kohën e duhur.

Tani rrjeti social Twitter është duke u përdorur mjaft shumë nga shqiptarët dhe shumë biznese mund ta shohin si vend mjaft të mirë përhapjen e tyre në këtë rrjet shoqëror, për të pasur sa më tepër qasje tek një audiencë shqipfolëse.

Për të përfituar sa më tepër nga ky shërbim, janë të nevojshme teknika të ndryshme.

Pikërisht për këtë është synuar të jetë ky artikull. Një prezantim i postuar në Slide Share nga Steve Buttry (@stevebuttry), i cili mban titullin e redaktorit për transformimin dixhital në Median e Parë Dixhitale, mund të ju hyjë në punë pikërisht për këtë.

Ndoshta shumëkush që e përdor Twitter-in ndodhet larg ndonjë biznesi dhe mund të mendojë që ky prezantim nuk është për të. Mund t’i themi me lehtësi që kjo nuk është ashtu, pasi ky prezantim mund të jetë i dobishëm edhe për ju.

Do të na interesonte të dinim se si iu është dukur prezantimi, pasi ta keni mbaruar së lexuari. Mos ngurroni të na shkruani mendimin tuaj në komente për të. (PC World Albanian)

Twutorial for Journos from Steve Buttry

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>