Lajmet

Mësoni urdhrat e shkurtër në Gmail me KeyRocket

May 12 2013
0 Shpërndarje
Mësoni urdhrat e shkurtër në Gmail me KeyRocket

Urdhrat (komandat) e shkurtër që kryejnë punë përmes tastierës janë të mirëseardhur për shumë përdorues që është i interesuar që të jetë në gjendje që pa i larguar duart nga tastiera ta hapë, apo ta mbyll një dritare, të kthejë përgjigje në një e-mail, e kështu me radhë.

Këto veçori në fakt e bëjnë përvojën në shërbimin Gmail shumë më të mirë, duke mundësuar shkrimin, arkivimin, përcjelljen dhe përgjigjen në pyetje, zhvendosjen e porosive përgjatë etiketave, kërkimin dhe shumë gjëra të tjera pa pasur nevojë që të largohet duart nga tastiera për ta kapur miun.

Këto në fakt nga shumë përdorues me vështirësi mbahen në mend, për të mos thënë që mund të ndodh shpesh që në vend se të mbahet në mend urdhri i shkurtër, në fakt klikohen disa taste pa qëllim, të cilat vetëm se ia zbehin qëllimin urdhrave të shkurtër, të cilët në fakt janë për t’u shfrytëzuar për ta kursyer kohën dhe jo për ta shpenzuar më tepër atë se sa do të ishte e nevojshme.

Nëse keni bërë lëshimin e opsionit për urdhra të shkurtër tek Settings në Gmail, atëherë duke e bërë klikimin e butonit “?” do të shihni një listë gjysmë transparente që paraqet të gjithë urdhrat e shkurtër, por që me këtë pamje, mbase edhe mund të frikësojë përdoruesin, sa që t’i largohet dëshira për të filluar përdorimin e tyre.

Faktikisht, këto ofrohen nga Gmail, por KeyRocket vetëm sa e bën më të lehtë të mësuarit e urdhrave të shkurtër që iu mundësojnë t’i kryeni këto, duke ju mësuar vetëm për punët që i kryeni më shpesh dhe jo duke ju ngarkuar me gjëra të cilat mund të mos ju hyjnë në punë edhe aq shpesh.

Ai në heshtje punon në prapavijë dhe teksa ju e përdorni Gmail-in, në “qetësi” vëzhgon çdo lëvizje që bëni. Sapo ta klikoni kutinë për përzgjedhje afër porosisë (për ta përzgjedhur atë), ai hap një njoftim duke ju treguar që ju do të mund ta kishit bërë këtë duke shtypur “x” në tastierë. Kur e klikoni butonin Reply, KeyRocket ju informon se do të mund ta bënit këtë gjë duke shtypur “r”.

Për shkak se porositë do të paraqiten varësisht nga veprimtaria e përdoruesit, këto njoftime mund të zgjojnë më tepër kureshtjen e përdoruesit se sa është lista e gjatë dhe me urdhra e përmendur më sipër.

KeyRocket nuk është mjet i përsosur. Ai duhet të jetë në gjendje që të ju tregojë se kur ju tashmë e njihni një urdhër të shkurtë dhe thjesht parapëlqeni që ta përdorni miun tani e tutje për të njëjtin funksion që deri më tani e keni bërë me urdhrin e shkurtër. KeyRocket nuk duhet t’i tregojë përdoruesit për urdhrin “#” në kohën që përdoruesi e përdor klikimin me “mi”.

Ndonëse e ka këtë çalim të vogël, KeyRocket mund të ndihmojë vërtet shumë në mësimin e urdhrave të shkurtër për Gmail.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për ta bërë shkarkimin. (PCWorld Albanian)

gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>