Lajmet

Messenger i Facebook ka arritur 500 milion përdorues në muajin e fundit

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Messenger i Facebook ka arritur 500 milion përdorues në muajin e fundit

facebookmessenger1_640.0_standard_800.0Ka rezultuar se chati i Facebook, muajin e fundit ka arritur majat më të larta të tij. Facebook ka lajmëruar se brenda një muaji ka regjistruar më shumë se 500 milion përdorues, një shifër kjo shumë më e madhe se 200 milion përdorues që u raportuan në muajin prill.

Sigurisht që kjo e ka një arsye të fortë. Kjo i detyrohet lançimit të aplikacionit të ri posaçërisht për shkëmbimin e mesazheve, Messenger App. Në muajin gusht të gjithëve përdoruesve të Facebook nga një smartfon, iu këshillua të shkarkonin aplikacionin Messenger. Në fakt kjo u pa si detyrim nga pjesa më e madhe e përdoruesve por sapo e instaluan aplikacionin ata provuan një eksperiencë të re të shkëmbimit të mesazheve.

Por pavarësisht shifrave, Facebook ka akoma punë për të bërë më këtë aplikacion. Edhe pse janë 500 milion përdorues, ky numër është shumë i vogël në krahasim me 1.35 miliardë profile që ekzistojnë në rrjetin social. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>