Lajmet

Mësuesit e BE-së kanë nevojë për më tepër trajnime në IT

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Mësuesit e BE-së kanë nevojë për më tepër trajnime në IT

Studimi i bërë së fundi në shkollat në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka gjetur që 20 për qind e studentëve të shkollave të mesme pothuajse kurrë nuk kanë përdorur kompjuter në shkollë.

Duke folur në prezantimin e studimit gjatë të martës, Komisionierja e Axhendës Dixhitale të Bashkimit Evropian, Neelie Kroes tha që ishte vërtet një nevojë për më tepër shkathtësi trajnimi për mësuesit.

“Shkathtësitë dhe trajnimi në ICT duhet të jenë në dispozicion për të gjithë studentët dhe mësuesit, jo vetëm për ata fatlumët e paktë,” tha ajo.

Trajnimi i mësuesve në ICT është rrallë i detyrueshëm, kështu që shumica e mësuesve detyrohen që ta përdorin kohën e tyre të lirë për të përmirësuar shkathtësitë në ICT.

Studimi, që bëhet çdo pesë vite, gjeti që ndonëse anëtarët që kanë kompjuterë janë dyfishuar që nga viti 2006 – kryesisht falë laptopëve, tabletëve dhe netbookëve, që janë duke zëvendësuar desktopët në shumë shkolla, ende ka shumë dallim mes shteteve Skandinave dhe Nordike (me pajisjet më të mira) me shtetet si Polonia, Romania, Italia, Greqia, Hungaria dhe Sllovakia.

Vetëm 25 për qind e shkollave nëntë vjeçare në Bashkimin Evropian janë të pajisura në masë të madhe me pajisjet e fundit dixhitale, broadband të shpejtë (10Mbps shtesë) dhe lidhshmëri e lartë duke përfshirë e-maile për studentë dhe mësues, rrjete lokale interneti dhe ambiente virtuale mësimi.

Raporti rekomandon për më tepër investime në trajnim të mësuesve, për shembull përgjatë Kurseve të Hapura Masive Online (Massive Open Online Cources – MOOC), e po ashtu edhe për krijimin e posteve të koordinatorëve të ICT-së.

Në nivelin e Bashkimit Evropian, raporti i kërkon Komisionit që të punojë që të “zvogëlojë divergjencën në mësimin e ICT-së mes shteteve, të mbështes projekte në qasje të reja për mësim përgjatë teknologjive dixhitale, mbështetje e burimeve të cilësisë së lartë për mësim dixhital për mësuesit dhe vëzhgim i rregullt në përparimin e përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe kompetencës dixhitale.” (PCWorld Albanian)

email writte

Tags >

it
Lajmet e fundit>