Softuer

Metapad mund të zëvendësojë Microsoft Notepad

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
Metapad mund të zëvendësojë Microsoft Notepad

Nëse nuk jeni shumë të njohur me Metapad, ja përshkrimi që i bëhet në faqen zyrtare:

Metapad është një përpunues i vogël, i shpejtë dhe tërësisht falas i tekstit për Windows ((95/98/NT/XP/Vista/7) me disa veçori të ngjajshme me Microsoft Notepad, por me disa veçori shtesë (dhe më të dobishme). Ishte dizajnuar për të zëvendësuar tërësisht Notepad-in pasi që ai përfshin të gjitha veçoritë e Notepad-it, por edhe më shumë.

Madhësia për shkarkim është mjaft e vogël (~108 kilobyte) dhe vjen si skedar me formatin zip. Sapo të keni shkarkuar softuerin Metapad, thjesht shkëputni skedarin exe, vendoseni në një follder të përshtatshëm në Program Files dhe krijoni një kopje diku që të mund ta hapni më shpejt. Dëshironi ta mbani me vete këtë softuer? Vetëm shtoni atë në diskun tuaj flash të pëlqyer dhe shtypni dy herë mbi skedarin exe për ta filluar atë kur është e nevojshme.

Jeni gati për virtyte të tjera? Metapad vjen me një grup të mundësive për zgjedhje për ta përshtatur sipas nevojave. Ka edhe një mundësi për quick toggling pas dhe përpara dy fonteve (lloje të karakatereve) sipas dëshirës (ju duhet të zgjedhni dy fontet).

Këtu është një listë e ndryshimeve për versionin e fundit beta:
    * Një ikonë e aplikacionit me rezolucion të lartë
    * Përditësime të vogla në përdorim
    * Mundësi më të mira të rregulluara vetë për ambientin e përgjithshëm
    * Mbësthetje për skedarin UTF-8 (e mundësuar nga David Millis)
    * Portativitet ose INI mode.

Shkarko softuerin këtu./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>